fbpx

Si eci saga arsimore: ngjarje dhe data

-

Sot përfaqësuesit e studentëve dhe profesorëve janë në takim me kryetarin Gjorge Ivanov.
“Plenumi i Profesorëve” shpresojnë se kryetari mund të shpëtojë situatën , sepse ai ka mundësi të vendojë veto në ndryshimet legjislative.
• Për dy ditë ndryshimet legjislative për arsim do të jenë në seancë plenare dhe deputetët do të mund të miratojnë, ose të dëgjojnë studentët dhe profesorët që mos të votojnë për to.
• Studentët dhe profesorët njoftuan për bojkot të mësimit nëse nuk tërhiqen ndryshimet e diskutueshme nuk tërhiqen.
• Saga rreth reformave për arsim filluan me disa studentë të cilët dëshiruan dhe kishin kurajën të luftojnë për të drejtat e tyre dhe formuan “Plenumin Studentor” të cilit u bashkuan edhe shumë të tjerë.
• Në protestën e parë që organizoi “Plenumi studentorë” u mblodhën mijëra studentë. Ata kërkuan që Qeveria të mos miraton maturë shtetërore.
• Protesta e dytë e studentëve u mbajt më 10 dhjetor. Në këtë protestë u mblodhën rreth 10.000 studentë dhe qytetarë të cilët protestuan kundër maturës shtetërore.
• Profesorët e Iniciativës qytetare për përkrahje të reformave në arsimit e lartë kërkojnë pranim nga kryetari Gjorge Ivanov, prej kur “Plenumi i profesorëve” dhe “Plenumi studentor” organizuan takim me kryetarin sot pas dite.
• “Si anëtarë të Komisionit nismëtar të Nismës qytetare për përkrahje të njohurisë në arsimin e lartë, Ju paraqesim kërkesë për takim për njoftim detal për aktivitetet tona të deritanishme, si dhe për informimin e plotë të qëndrimit tonë dhe për opinionin e profesorëve të cilët janë pjesë e Iniciativës qytetare, në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara të Ligjit për arsim të lartë”, thuhet në letrën dërguar Ivanovit.
• Në letrën, profesorët thonë se janë të vetëdijshëm se arsimi i lartë në vendin tonë është i obligueshëm të përcjell trendet evropiane dhe botërore për cilësi, të jetë kompatibile me njohuri të reja të përgatitur për ballafaqim me sfidat globale arsimore, për krijimin të energjisë dhe fuqisë motivuese e cila do ta lëvizë Republikën e Maqedonisë në përparim më të mirë ekonomik, politike dhe shoqëror.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.