fbpx

FT për Gruevskin : Do t’i pranoj propozimet e opozitës, por nuk do të tërhiqet

-

Në analizën e “Financial Times” kushtuar Maqedonisë thuhet se kryeministri Nikolla Gruevski është i gatshëm t’i pranoj propozimet e opozitës për ndarjen e pozitave kyçe në periudhën e zgjedhjeve të parakohshme, por nuk pranon të tërhiqet nga posti i kryeministrit. Në analizë thuhet se Gruevski disa herë ka theksuar se nuk ka ndërmend ta lëshojë postin kryeministror.

“Me këtë (kërkesën për dorëheqje) nuk pajtohemi. Vetëm qytetarët kanë të drejtë të thonë se kush duhet të hyj në Qeveri e kush në opozitë” thotë Gruevski.

Gruevski gjithashtu nuk përjashton mundësinë për ndryshime në Komisionin zgjedhor shtetërorë për të fituar autorizime më të mëdha.

“Jemi të gatshëm të pranojmë shumë ide që do ta rritin besimin e opozitës ndaj procesit zgjedhor” porositi Gruevski.

“I ftoj vëzhguesit e OSBE-së. Sa më shumë herë të vijnë, aq më mirë për ne sepse do të shohin se çdo gjë që është bërë, është bërë në mënyrë korrekte dhe demokratike”, shtoi Gruevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.