fbpx

Greqia voton: Zgjedhje të para ku nuk dihet fituesi

-

Vetëm pas tetë muajve nga emërimi i Qeverisë së SIRIZA, populli grek sot sërish do të del në votime në suazat e zgjedhjeve parlamentare. Më shumë se 9,8 milion grek që kanë të drejtë vote, sot do të duhet të përcaktohen se cila parti dhe opsion politik të vendos për të ardhmen e tyre dhe për zbatimin e pakos së re të masave.

Se cili do të jetë përzgjedhja e popullit pritet të shihet në votimet e fundit.

SIRIZA majtiste që shpresën e vetme dhe simbolin e rebelimit kundër BE-së me marrëveshjen për memorandumin e tretë, qëndroi në linjë të njëjtë me dy partitë që tradicionalisht kanë sunduar me Greqinë tre dekadat gjegjësisht Demokracia e Re djathtiste, e cila ende ngel e lidhur me memorandumet e vjetra dhe sistemin e vjetër të korruptuar, por luan në kartën e hapave të gabuar të Aleksis Cipras dhe premton bashkëpunim me më shumë opsione politike për menaxhim më të lehtë me krizën.

Vendvotimet u hapën më orën 7 të mëngjesit sipas kohës lokale ndërsa do të mbyllen në orën 19. Pas mbylljes së vendvotimeve, të gjithë mediumet do të dalin me rezultatet e anketave të tyre dhe vlerësimet për fituesin e mundshëm. Shifrat e para zyrtare nga MPB-ja greke priten rreth 21 deri 21 e 30 sipas kohës lokale.

Zgjedhjet mbahen në klimë shumë komplekse për Greqinë për shkak të aspektit financiar me të cilin ballafaqohet ky vend, por edhe për shkak të krizës së refugjatëve.

Sondazhet e fundit të mediumeve, tregojnë avantazh të vogël të SIRIZA-s. Ekspertët paralajmërojnë se për shkak të luftës së ngushtë duhet pritur votat të numërohen deri në fund para se partitë të shpallin fitore të mundshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.