fbpx

Ali Ahmeti takohet me delegacionin e OSBE-ODIHR

-

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me delegacionin e OSBE-ODIHR, të përfaqësuar nga Jan Haukaas dhe zonja Beata Martin-Rozumilowicz.

Në takim është diskutuar rreth kodit zgjedhor, komisionit shtetëror të zgjedhjeve, rolit të ODIHR në zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm.

Ahmeti theksoi që BDI mbështet rekomandimet e ODIHR dhe do të angazhohet që ato të inkorporohen në kodin zgjedhor, në veçanti rekomandimi për baraspeshë të votës për deputet në Maqedoni në krahasim me deputetët në diasporë.

Në lidhje me regjistrimin aktiv të votuesve, Kryetari Ahmeti shprehu dyshim për realizueshmërinë e përpiktë të këtij procesi për arsye se ia mohon të drejtën e votës shumë qytetarëve që përkohësisht jetojnë jashtë.

Lista e votuesve duhet të pastrohet në mënyrë transparente, me mbikëqyrje të partive politike dhe komunitetit ndërkombëtar, nëpërmjet të krahasimit administrativ të të gjitha data bazave ekzistuese në institucionet e vendit si dhe me kontrolle në teren.

Kryetari Ahmeti theksoi nevojën që ekspert të ODIHR të kyçen në grupet e punës midis partive politike në vend gjatë bisedave për reformën zgjedhore.

Në lidhje me modelin zgjedhor, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI angazhohet për lista të hapura të kandidatëve dhe vlerëson se modeli me 6 njësi zgjedhore është më përfaqësues dhe i drejtë, ndërsa sa i përket njësive në diasporë duhet të pranohet rekomandimi i ODIHR ose t’ju mundësohet qytetarëve që jetojnë jashtë të votojnë për kandidatët në Maqedoni.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.