Gjykata kushtetuese e Maqedonisë në seancën e cila filloi saktë më orën 9 të mëngjesit vendos nëse presidentit të shtetit do t’ia kthej të drejtën të fal persona të dënuar për mashtrime zgjedhore apo se në fuqi do të ngel vendimi aktual, me të cilin kjo gjë i pamundësohet, sipas ndryshimeve të Ligjit për amnisti të vitit 2009.
Për shkak të kësaj nisme gjatë ditës së djeshme nëpër rrugët e kryeqendrës në vend u mbajtën dy protesta. Njëri i organizuar nga OJQ-ja “Hajde”, nën moton “Ta mbrojmë kushtetutën nga Gjykata kushtetuese” e që u mbështet edhe nga opozita. Mijëra qytetarë kërkuan që mos të ndryshohet Ligji i amnistisë si dhe kërkuan dorëheqjen nga pesë gjykatës kushtetues, të cilët sipas protestuesve punojnë dhe vendosin nën diktat të partisë së VMRO DPMNE-së.
Tjetri u mbajt nga pushteti përmes partisë GROM të Stevço Jakimovski. Organizatorët të cilët vendosën edhe tenda thonë se janë këtu që të mbrojnë Gjykatën kushtetuese dhe rendit kushtetues.
Qindra qytetarë sot në mëngjes përsëri u grumbulluan para Gjykatës kushtetuese, siç thonë, për të mbrojtur rendin kushtetues. Biseduam me disa prej tyre dhe pyetëm deri kur do të qëndrojnë, por askush nuk deshi të përgjigjet konkretisht. Një pjesë e tyre para Gjykatës, këtu kanë arritur që në mëngjes ndërsa disa këtu e kanë kaluar natën.