fbpx

Ivanov: Maqedonia do t’i merr të gjitha masat për mbrojtjen e kufijve shtetërorë dhe sigurisë nacionale

-

Maqedonia as nuk është anëtare e BE-së, as e NATO-s e as e zonës- shengen dhe s’mund t’i duroj pasojat nga politikat jopërkatëse të Bashkësisë, porositi presidenti Gjorgje Ivanov pas seancës së Këshillit nacional për mbrojtje në përbërje më të gjerë, që u thirr pasi rreth 1500 refugjatë ilegalisht hynë në territorin e vendit nga Greqia.

“Mbrëmë ndodhi incident në kufirin tonë jugor. Një numër i pakontrolluar i emigrantëve dhe shtetas të huaj nga territori i BE-së dhe zonës- shengen tentuan ilegalisht të kalojnë kufirin tonë, jashtë kalimit zyrtar kufitar dhe të hynë në vend që është shpallur si gjendje krize. Forcat tona të sigurisë reaguan në mënyrën përkatëse. Përshëndes reagimin e tyre në kohë dhe me përgjegjësi, pa përdorur forcë” tha presidenti.

Ivanov shtoi se autoritetet nga shtetet e rutës ballkanike s’mund të ngelin vetëm monitorues pasiv të incidenteve të këtilla. Ai vlerësoi se duhet të ndërpritet praktika e sjelljes së refugjatëve në kufi dhe vendosjes së kampeve në këto pjesë të linjës kufitare.

Në takim, anëtarët e Këshillit të sigurisë dhe liderët e përfaqësuesve të katër partive politike janë informuar edhe për rreziqet tjera të sigurisë dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohet R. e Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.