“Në mënyrë speciale për Prokurorinë speciale” është platforma e re joformale civile, që është organizuar për mbështetjen e punës dhe funksionimit të Prokurorisë speciale publike si institucion që do të ndihmojë që të kthehet dhe përmirësohet sundimi i të drejtës në R. e Maqedonisë.
“Në mënyrë speciale për PSP” është trup autonom nga qytetarë të RM të cilët si bartës të sovranitetit të shtetit janë të parët që thirren për vendosjen e sundimit të së drejtës në shtet. Në mënyrë speciale për PSP do të organizoj ngjarje dhe reagime për të vetmin qëllim- rritjen e mbështetjes së këtij institucioni si dhe lotimi dhe ndihma e drejtpërdrejtë e punës dhe funksionimit të këtij organi. “Në mënyrë speciale për PSP” do të luftoj kundër të gjitha pengesave dhe obstruksioneve për funksionim të denjë të PSP” thuhet në njoftimin e platformës civile.