Nesër më orën 12 para Prokurorisë publike në Shkup do të mbahet protestë për njëvjetorin e vdekjes së Tamara Dimovskës nga Velesi. Organizatorët kërkojnë prokuroria publike të ngrit aktakuzë kundër personave përgjegjës për vdekjen e saj. Pasi manifestimi u iniciua në rrjetin social Facebook, Prokuroria publike njoftoi se për këtë rast ka disa të dyshuar.
Sot, vetëm 1 ditë para protestës, Prokuroria publike themelore- Shkup njoftoi se disa persona janë të përfshira në rastin e vdekjes së Tamarës së vogël.
Tamara Dimovska nga Velesi e cila kishte deformimet në boshtin kurrizor ndërroi jetë më 9 shkurt vitin e kaluar, pasi më herët pa shenja jete u dërgua në spitalin e Velesit. Beteja e familjes me institucionet kompetente zgjaste tre muaj të plotë, pas çka ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov deklaroi se operacioni do të jenë në llogari të shtetit.
Golgota shëndetësore e Tamarës së vogël vazhdoi edhe pas paralajmërimit se operacioni që kushton 30.000 euro do ta mbuloj shteti. Nëna e saj disa herë paralajmëroi se ata janë të ngujuar në procedurë juridike ndërsa një pjesë e mjekëve prej të cilëve pritet mendim konsiliar në fillim konfirmonin se Tamara është rast për operacion urgjent. Nën presion të opinionit, në fillim të dhjetorit Fondi i shëndetësisë njoftoi familjen e Tamarës se “Komisionet për shërimin jashtë vendit pranë FSSHM kanë marrë vendim pozitiv dhe personi i siguruar T.D do të dërgohet për shërim në një spital me renome në Turqi.
Pas vdekjes së vajzës së vogël në disa qytete nëpër Maqedoni u mbajtën protesta.