fbpx

“Fokus”  zbuloi punëtori të “pasaportave ilegal”, MPB-ja nuk  beson!

-

Qytetar  anonim në redaksinë e javores “Fokus” ka dorëzuar video – material në të cilin shihet që në banesë private ose shtëpi bëhen pasaporta,  informoi sot javorja . Sipas “Fokusit”, ai që ka bërë incizimin, me siguri edhe vet ka marr pjesë në grupin e angazhuar për punimin e pasaportave.

Javorja, dyshimet për punëtorinë që ka bërë “pasaportat ilegal” që i hap video- materialet, i lidh me dy sistemet  për marrjen e shenjave të gishtave për punimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave të quajtura AFIS.

Materiali lë përshtypjen se diku në ndonjë vend, në ndonjë pronë private, punohen pasaporta! Se për çfarë qëllime bëhet fjalë nuk mund ta dimë,  por mund të supozojmë, Gjithsesi se  video-incizimi është i vlefshëm dhe mund të shërbejë për hetimet e prokurorëve publik ose si plotësim i procedurës e cila me muaj të tëra heton pajisjen AFIS – shkruan “Fokus”.

Nga MPB-ja sot reaguan nga ajo që shkruhet në “Fokus”

Prej atje thanë se në ministri nuk kanë munguar dhe aktualisht nuk mungojnë formularë dhe ata nuk kanë marrë asnjë denoncim se çfarëdolloj nevoje dikush ka keqpërdorur ose falsifikuar formularët.

MPB-ja shpreson se “alarmimi” i “Fokusit” nuk është me urdhër të askujt, por se në të vërtet ekzistojnë prova dhe dyshime se dikush ka abuzuar dhe falsifikuar dokumentet maqedonase të udhëtimit. Mbetemi të hapur dhe inkurajojmë “Fokusin” të na paraqes provat dhe dyshimet me qëllim të shmangen të gjitha dilemat për montimet joserioze dhe me tendencë për akuzime të  trilluara- thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në të njëjtën kumtesë thuhet se pasaportat e gjeneratës së dytë kanë qenë ndër më të mirët në Evropë me më shumë 20 elemente mbrojtëse të sigurisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.