fbpx

Rasti “Ngjala”: Petreski i dyshuar edhe për abuzime të tjera

-

Në aksionin “Ngjala” u arrestua ish prefektit i komunës së Ohrit, Aleksandër Petresikit, i cili është nën hetim, dhe gjendet në paraburgim, ku policia e Ohrit ka ngritur edhe një padi penale  për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, me të cilën akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka lidhur 165 marrëveshje për punësim të përkohshëm, kumtoi MPB-ja.

Me aktivitetet e këtilla, sipas policisë, Petreski, në periudhën nga dhjetori i vitit 2012 deri në mars të vitit 2013, buxhetin e komunës e ka dëmtuar për 92.000 euro.

Lidhur me motivet për kryerjen e veprës penale, nga MPB-ja supozojnë se Petreski ka lidhur marrëveshjet për të rritur ndikimin e tij në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, ku garonte për prefekt të qytetit.

Në periudhën prej dhjetorit të vitit 2012 deri në mars të vitit 2013, i denoncuari, në cilësinë e prefektit të Komunës së Ohrit, me paramendim, me siguri me qëllim të ketë ndikim më të madh shoqëror si kandidat i Komunës së Ohrit në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, në kundërshtim me Ligin për marrëdhënie punë, kundër së drejtës ka lidhur kontrata për punësime të përkohshme dhe punësime me kontratë në vepër,pa këtë të ketë pasur nevoje ose arsyetim i qëndrueshëm- thuhet në kumtesën e MBP-së.

Ai këtë e ka bërë, siç thonë nga policia, pa kërkesa përkatëse nga udhëheqësit e sektorëve dhe njësive të tjera organizative, në kuadër të administratës komunale, pa pasur sistematizim të  duhur të miratuara me procedurën e caktuar ligjore dhe pa siguruar mjetet të mjaftueshme në buxhetin e Komunës.

Me lidhjen e marrëveshjeve, buxheti për vitin 2012 ka tejkaluar për 18.600 euro, dhe për vitin 2013- për më pak se 37.000 euro.

Me këtë i denoncuari ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tija zyrtare dhe ka shkelur dispozitat e Ligjit për marrëdhënie pune, me çka materialisht ka dëmtuar njësinë lokale të vetëqeverisjes lokale, Komunën e Ohrit me vlerë prej 5.650.496 denarë, përkatësisht 92.000 euro- thonë nga MPB-ja.

Stavrevski: Maqedonia 14 muaj ka rritje në kontinuitet

Rritja e lartë e prodhimtarisë industriale  vjen si rezultat i politikës së mirë tatimore dhe biznes- klimës, tha sot në Prilep zëvendës kryeministri i financave , Zoran Stavrevski, duke komentuar të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Industria maqedonase po merr hov të mirë, Thuajse 14 muajt e shkuar ka rritje të vazhdueshme. Të dhënat e fundit për rritjen  prek 7,5 për qind ose gjithsej për 10 muaj, është më i madh se prej për qind, tregojnë se kemi politika të mira- deklaroi Stavrevski.

Ministri i financave ka shpresa se edhe në periudhën e ardhshme do të ketë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike në industri por edhe në  sektorët e tjerë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.