fbpx

Mjaft me jetët e humbura nëpër bulevardet dhe spitalet, porositën qytetarët para Qeverisë

-

“Todorov dorëheqje”, “Nikolla largohu”, “Stop për diktaturën” dhe “Çdo ditë prej 6” brohoritnin qytetarët në protestën nën moton “Mjaft më” para Qeverisë dhe ju bënë thirrje kompetentëve të marrin përgjegjësi për jetët e humbura nëpër bulevardet dhe spitalet.

“Atë që e filluam më 5 maj patjetër ta vazhdojmë sepse kërkesat tona nuk janë plotësuar. Jemi dëshmitar të rrënimit të institucioneve, që është fatale për jetët tona. Na ndodh që në sistemin shëndetësorë njerëzit në vend që të shërohen, ata vdesin. Për këtë jemi këtu, të themi se mjaft është kjo që po ndodh dhe kërkojmë institucionet të funksionojnë në interes të popullit. Këtu do të jemi çdo ditë prej orës 6” tha Goce Markovski nga “Solidariteti”.

Përfaqësuesit e “Plenumit studentor” thonë se qytetarët duhet të çohen në këmbë sepse “politikanët bisedojnë për veten e jo për ne dhe na rrezikojnë ardhmërinë”.

“Jam i tmerruar nga ajo se çfarë po ndodh me shëndetësinë maqedonase. Për 3 ditë vdesin dy nëna me fëmijët e tyre. E bënë kasap arsimin ndërsa fëmijët e tyre i çojnë në universitetet më elitare. E bënë kasap shëndetësinë ndërsa shërohen nëpër spitale private. Studentët më të mirë të mjekësisë i kanë çuar jashtë shtetit ndërsa kanë punësuar “kërpudha” partiake. Duam të kem drejtësi efektive, dua studentët më të mirë të mjekësisë të qëndrojnë këtu dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve” thotë Mariglen Demiri nga “Plenumi studentor”.

Qytetarët deshën protestën ta vazhdojnë në Ministrinë e shëndetësisë apo Klubit të deputetëve, ku mbahen bisedimet e grupet të punës, por vendosën ta përfundojnë para Qeverisë prej ku porositën se do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë prej orës 18.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.