fbpx

Kotevski: Vanahute e di kujt dhe sa presion i ushtron

-

-“Bisedimet janë të gjalla dhe janë duke u zhvilluar, por për këtë më së mirë është që ta pyesni ndërmjetësin në bisedimet Piter Van Houte”, kështu ka deklaruar drejtori i qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Kotevski nuk ka dëshiruar të komentoj nëse në bisedat bilaterale që po zhvillohen, presion më i madh ushtrohet ndaj VMRO-DPMNE-së, apo ndaj LSDM-së, ndërsa tha se edhe për këtë pyetje përgjigjen e  ka ndërmjetësin Van Houte.

Nga LSDM, thonë se “gjasat janë të vogla që të realizohet Marrëveshja e 2 qershorit”. Ata shtojnë se presion më i madh ka ndaj partisë në pushtet dhe për këtë arsye ndërmjetësuesi më tepër takime ka me VMRO-DPMNE-në.

Çështjet që për momentin janë duke i frenuar bisedimet janë  kompetencat e ministrave në qeverinë teknike dhe ekipi i prokurores speciale. Siç dihet, Qeveria ende nuk e ka miratuar buxhetin për prokuroren speciale dhe nuk janë definuar hapësirat e prokurorisë së re.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.