Partitë politike nuk arritën marrëveshje për Ligjin e bombave dhe për përzgjedhjen e ministrave. Me këtë nuk është respektuar afati i fundit nga Marrëveshja e Përzhinos, i cili kaloi më 20 tetor.
Siç mësojmë të dyja partitë më të mëdha LSDM dhe VMRO- DPMNE kanë mbetur në qëndrimet e tyre. Partia në pushtet kërkon që ministrat e rinj të jenë vetëm teknik, kurse LSDM insiston që ata të kenë ingerenca më të mëdha. Gjithashtu nuk ka kompromis edhe për atë se çfarë veto do të kishin zëvendësministrat e rinj.
Partitë me qëndrime të ndryshme rreth plasmanit të materialeve të përgjuara. Derisa Qeveria dëshiron ligj të ri, opozita është për ndryshime të Kodit Penal.
Sot priten reagime nga faktori ndërkombëtar se si më tutje do të vazhdojnë bisedimet.