fbpx

Hojte: Ligji për “bombat” duhet të jetë evropian nëse keni aspirata për në BE

-

Filloi takimi i grupeve të punës të partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ku duhet të arrijnë marrëveshje rreth ligjeve për Qeverinë, bombat dhe informatorët. Dje liderët e katër partive politike në takim me komisarin për zgjerim Johanes Han, nuk arritën marrëveshje.

Ndërmjetësi belg Piter van Hojte para fillimit të takimit ju bëri thirrje partive t’i mbyllin çështjet e hapura dhe sa më shpejtë ta dorëzojnë kodin zgjedhor në Parlament.

“Kemi marrëveshje për kodin zgjedhor dhe duhet të kujdesemi sa më shpejtë të dorëzohet në Kuvend për votim. Nuk e di kur do të jetë kjo, do të diskutojmë për këtë me partitë, por edhe për të gjithë çështjet tjera të hapura” tha Hojte.

Ndërmjetësi shtoi se partitë duhet ta miratojnë ligjin për materialet nga bisedat e përgjuara, por shtoi se ai duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.

“Nuk është vetëm çështja vetëm të merremi vesh, por duhet të jetë në vijë edhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane gjithashtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. Nëse keni ambicie të bëheni anëtarë të BE-së një ditë, duhet që legjislacioni të jetë në vijë me standardet evropiane”- tha ndërmjetësi.

Hojte nuk deshi të saktësojë nëse do të ketë afate për zgjidhjen e çështjeve të hapura, e as deri kur do të zgjat takimi i sotëm, por porositi se nevojiten ide të freskëta.

“S’di deri kur do të zgjat takimi i sotëm, por shpresoj të mos jetë vonë sepse kjo është e lodhshme për të gjithë dhe do të ishte mirë që njerëzit të flenë dhe të kthehen të freskët me ide të freskëta. Për afate s’mund të flas. Do të shohim si do të zhvillohen takimet” tha Hojte.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.