Sot në mëngjes policia ndërmori aksion në rrethinën e Shkupit dhe Kumanovës për arrestimin e bashkëpunëtorëve të grupit të armatosur në Lagjen e Trimave.

Aksioni filloi më 9 maj në mëngjes, ditën kur duhej të mbahej kongresi i VMRO DPMNE-së, por nga burimet partiake mësojmë se është anuluar “për qëllime sigurie dhe operative” dhe kongresi u mbajt më 2 dhe 3 maj.

Gjatë aksioni presidenti Gjorgje Ivanov ishte në Moskë, në festimin e Ditës së fitores ndaj fashizmit ku e ndërpreu vizitën.

Atëherë nga MPB thanë se aksioni është ndërmarrë për shkak të shkatërrimit “të një grupit të madh të armatosur dhe i trajnuar, që ka planifikuar sulme ndaj institucioneve shtetërore”.

Shumë pyetje rreth këtij aksioni tani 5 muaj pas ngjarjes nuk kanë përgjigje, por deri më tani këto janë faktet e zbardhura:

  • Jetën humbën 8 pjesëtarë të njësive speciale ndërsa 37 rezultuan të lënduar;
  • Grupi i armatosur ka pasur 40 persona;
  • Gjatë luftimeve u vranë 10 anëtarë të grupit të armatosur (shifra e Prokurorisë nuk përkon me atë të MPB-së sipas të cilës në Lagjen e Trimave janë gjetur 14 trupa;
  • Pas luftimeve policisë iu dorëzuan 28 persona nga grupi i armatosur;
  • Si lider të grupit përmendeshin Muhamed Krasniqi apo komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj- komandant NATO, Sami Ukshini – komandant Sokoli, Beg Rizaj apo komandant Begu dhe Demë Shehu -Juniku;
  • I njëjti grup është përgjegjës për sulmin në karakollin e Gushincës më 21 prill;
  • Grupi ka përgatitur sulme ndaj caqeve në civil dhe institucione;
  • Në afërsi të fshatit Brezë në një bunker është gjetur arma e vjedhur në karakollin Gushincë (vendin e ka treguar njëri prej të arrestuarve në aksionin e Kumanovës, që sipas informacioneve të mediumeve, që kompetentët as nuk e mohuan e as nuk e pohuan, i ka ikur policisë;
  • Njëri prej të arrestuarve nga grupi i armatosur është i punësuar në MPB (kompetentët e konfirmuan këtë informacion pas pyetjeve të shumtë nga mediumet);