Bejli 50 minuta priti Gruevskin

Pesëdhjetë minuta ambasadori i ShBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, priti kryeministrin Nikolla Gruevski në hapjen dhe lëshimin e objektit të ri shkollor të Shkollës shtetërore për  rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”

Nga kabineti i Gruevskit paralajmëruan vizitë të Komunës së Kisela Vodës. Në paralajmërim thuhej se ai do të merr pjesë në promovimin e objektit të ri shkollor të Shkollës shtetërore për  rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”.

Më vonë, sipas njoftimit, brenda agjendës së tij Gruevski duhet të ketë takime me banorët e fshatrave  Pritor, Usje, Pintija, Draçevë e pastaj do të vizitojë shkollën fillore Kuzman Shapkarov” në Draçevë, ku zhvillohen aktivitet ndërtimore për terren sportiv të tenist.