Gjykatësi refuzoi kërkesën e PSP-së dhe nuk u shqiptoi masën e kujdesit komandantit të njësiti “Alfa”, Ivica Antevski-Piki dhe pesë kolegëve të tij të dyshuar në rastin “Tortura”, njoftuan sot nga Gjykata penale.

Gjykatës iu nevojit 24 orë që të del me informatë për epilogun e bisedës informative me gjashtë policët, që dje u nxorrën para gjykatës.

Ata ngarkohen për veprim johuman gjatë arrestimit të Boshkoskit. I dyshuari I parë në këtë rast të cilin e hapi PSP, është ish drejtori I DSK-së, Sasho Mijalkov, por për të PSP nuk kërkoi paraburgim e as masë kujdesi.