Seanca konstituive e Kuvendit në të cilën debatohet për emërimin e kryetarit, zv/ kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionin për zgjidhje dhe emërime, do të vazhdojë nesër.
Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski kërkoi seanca të vazhdojë pas orës 18, por Veljanovski nuk u pajtua dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 12.
Thuajse e tërë seanca kaloi me replika dhe kundër- replika nga deputetët e VMRO DPMNE-së për Platformën e shqiptarëve si dhe “ruajtjen e unitetit dhe sovranitetin e shtetit”.
Në ndërkohë, 20 deputetë dorëzuan propozim për kandidat për kryetar parlamenti të jetë Talat Xhaferi. Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov tha se replikimi i deputetëve të VMRO DPMNE-së ndaj vetvetes është shkelje e rregullores dhe se nëse kjo vazhdon do të shkatërrohet sistemi.
Lëvizja BESA njoftoi se nuk do ta mbështet kandidaturën e Talat Xhaferit për kryetar kuvendi dhe se kanë propozuar deputetin e tyre, për të cilin thanë se është person me kredibilitet dhe nuk lidhet me kriminalitet dhe korrupsion, por se kandidati i tyre nuk është marrë parasysh nga LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët.