Në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore (PEP) që mbahen të mërkurën dhe të enjten në Maltë, delegacioni i VMRO DPMNE-së në krye me kryetarin Nikola Gruevski është paralajmëruar si parti nga FYROM-i. Kjo qëndron në listën e partive- pjesëmarrësve në ueb faqen e kongresit vjetor të PEP-së

Në të, në listën e anëtarëve shoqëruese të PEP-së, është shkruar edhe VMRO DPMNE me pesë delegatë. E pyetëm zëdhënësin e partisë, Ivo Kotevski, nëse planifikohet Gruevski të reagoj për shkak të kushtëzimit të këtillë nga partitë simotra.

“Ne jemi pjesë e PEP nën referencën për të cilën u pajtua LSDM, me arsyetimin se e njëjta nuk do të zgjat më shumë se disa muaj. Ne si VMRO DPMNE në çdo rast tregojmë se emri jonë kushtetues Republika e Maqedonisë, por edhe gabimet dhe lëshimet nga e kaluara vështirë përmirësohen”, deklaroi Kotevski.

Kongresi do të mbahet në hotelin “Interkontinental” në qytezën St. Julian.