fbpx

Banesat e mbushura përplot zbuluan pse kemi 1,8 milion votues prej 2 milion popull

-

Me zbardhjen e ndërtesave të mbushura plotë, banesave, hyrjeve dhe shtëpive me votues fantom, u bë e qartë si ka mundësi nga 2 milion popull të ketë 1,8 milion votues në listën zgjedhore.

Enigmën e “zbuloi” ueb aplikacioni për kontrollimin e listës zgjedhore ndërsa para e përmendi në analizën e deputetët të VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili shkroi se Maqedonia ka 2,4 milion shtetas.

Qytetarët zbuluan disa parregullsi gjatë kontrollimit të të dhënave personale në listën zgjedhore ndërsa nëpër rrjetat sociale shkruajnë se nëpër adresat e tyre jetojnë persona që ata nuk i njohin, se nëpër lista ka persona të vdekur dhe se ka persona që disa vite janë shpërngulur nga Maqedonia.

Më 18 shkurt të këtij viti, Dimovski në kolumnë për “Dnevnik” me titull “Fakte për maqedonasit e Pustecit”, doli me tezë se në Maqedoni ka 2,4 milion shtetas, dhe për këtë arsye lista zgjedhore ka 1804.000 votues. Informacioni i fundit zyrtar rreth asaj se sa banorë janë në R. e Maqedonisë është regjistrimi i vitit 2002, sipas të cilit në vend jetojnë 2.022.547 banorë, që është për 3,9 % më shumë se viti 1994.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.