fbpx

Gjykata kushtetuese kërkon mendim nga Kuvendi për Ligjin e abolimit

-

Gjykata kushtetuese sërish ka kërkuar mendim nga Kuvendi i RM-së për Ligjin me të cilin presidentit të shtetit i shkurtohen kompetencat, me çka ai nuk do të mund të amnistoj persona të dënuar për mashtrime zgjedhore dhe pedofili.

Kuvendi ka afat prej 7 deri 30 ditë të prononcohet me mendim.

Kuvendi dhe Qeveria u prononcuan dhe vlerësuan se nuk duhet të ndryshohet neni kontestues nga ligji aktual i amnistisë.

Ndërkaq, në fazën e ardhshme gjykatësi njoftues, pas marrjes së mendimit nga Kuvendi, do të ngrejë lëndë për të cilin me shumicë të thjeshtë gjykatësit kushtetues duhet të vendosin nëse do të pranojnë apo jo propozimin për ndërrimin e të drejtave që me ligj nga viti 2009 i shkurtohen shefit të shtetit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.