fbpx

Ballkani i kupton problemet ekologjike vetëm në letër

-

Plani për t’u ballafaquar me ndotjen e ajrit është i mirë, por ky problem nuk mund të zgjidhet në afat të shkurtë për shkak se ekzistojnë më tepër faktorë sikur ngrohja e shtëpive, efikasiteti energjetik, komunikacioni me të cilat duhet të përballemi, deklaroi ministri për mjedis jetësor Naser Nuredini në margjinat e konferencës kushtuar mjedisit jetësor në Ballkanin Perëndimor në organizim të Asociacionit të bursistëve të Sheveningut në Maqedoni (MCAA) dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe (#WBGreenTalks), njofton Meta.mk.

“Qasja ndaj kësaj çështjeje nuk guxon të jetë vetëm lokale as që kjo është punë vetëm e autoriteteve por edhe e secilit individ edhe e qeverisë si dhe sektorit privat dhe qytetarëve”, ka thënë Nuredini.

Në pyetje të gazetarëve në çka konkretisht është duke punuar si ministër për mjedis jetësor, Nuredini me përgjigje: Me ekipin tim jemi duke punuar në më tepër çështje – cilësia e ajrit, menaxhimi me hedhurinat, ujin, po punojmë në përmirësim të ligjeve, por edhe duke u arsyetuar se në funksionin e ministrit për mjedis jetësor është vetëm një kohë të shkurtër. Në pyetjen sa është i kënaqur nga puna e inspektoratit për mjedis jetësor pas incidentit të ndotjes së Vardarit nga kapacitetet e Arçellor Mitall, Nuredini u lavdërua me bashkëpunim të ngushtë me inspektoratin, por theksoi që nevojitet të përmirësohet bashkëpunimi edhe me inspektorët lokal.

Në konferencë u diskutua për ndikimin e politikave të qeverive lidhur me çështjet më të rëndësishme nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor në vendet ballkanike dhe mos harmonizimi ndërmjet rregullores ekzistuese ligjore dhe direktivave për mjedis jetësor të BE-së, për të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor janë obliguar se do t’i implementojnë në praktikë.

“Për momentin në Ballkan ka rreth 16 termocentrale thëngjilli dhe si pasojë e ndotjes tyre janë rreth 3.000 raste fatale në Ballkan dhe më gjerë dhe rreth 8 mijë raste të reja të sëmundjeve të reja kronike të shkaktuara nga ndotja që kushton rreth 11,6 miliardë euro në nivel vjetor dhe ato kanë emetime më të larta të dyoksidit sulfurik dhe materie tjera ndotëse nga 216 termocentrale në tërë Evropën”, thotë Viktor Berishaj, ekspert për energjetikë nga Kosova.

“Megjithatë, kjo nuk i ndalon pothuaj të gjitha shtetet ballkanike që të kenë plane afatgjata për ndërtim të termocentraleve të reja. Në letër duket sikur Ballkani i ka kuptuar problemet që i ka dhe se ka filluar të lëviz drejt zhvillimit më të qëndrueshëm, ndërsa për atë që janë zotuar t’i ndjekin rregulloret e BE-së në aspekt të energjetikës, emetimet e dëmshme dhe ndryshimet klimatike janë vetëm në letër dhe kjo nuk ndodh në praktikë”, ka thënë Berishaj.

“Kemi ligje të mira, kemi institucione dhe ka mbikëqyrje të ligjeve por edhe të agjendave më pak transparente të cilat përfundojnë me raste sikur disa lumenj ballkanik të cilat krejtësisht përfundojnë të mbyllura në gypa”, u tha në konferencën nga përfaqësues të organizatave qytetare nga Kosova. Për çfarë qëndrueshmërie energjetike dhe ekonomike flasim ne, nëse kjo është ende duke na ndodhur?

Në pyetje nga “Meta.mk” të parashtruar për ministrin Nuredini në pauzën e konferencës nëse do t’i rishqyrtojë koncesionet e ndara për hidrocentrale të vogla në ato lumenj ku ndikimi negativ është më i madh për mbijetesën e faunës, ministri Nuredini me përgjigje: “Koncesionet i jep Qeveria, unë nuk kam marrë pjesë në atë proces, do t’i shqyrtojmë të gjitha për të parë nëse në procedurën e ndarjes së koncesioneve janë respektuar të gjitha procedurat ligjore”.

Nikollas Çeung nga Britania e Madhe, i cili punon si avokat në problematikën e mbrojtjes së mjedisit jetësor ka theksuar që organizatat qytetare në Evropë, veçanërisht në vendet sikur Britania e Madhe dhe Holanda janë bërë faktor i fuqishëm i cili jo vetëm që ndikon në ndryshimet e politikave të qeverisë në aspekt të aplikimit të ligjeve ekzistuese për mjedis jetësor, por ndikon edhe në rritjen e ambicieve të tyre gjatë hartimit të planeve dhe strategjive për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe për luftë me ndryshimet klimatike.

Duke folur për rëndësinë e respektimit të rregulloreve të BE-së nga kjo fushë, Iva Bonçeva nga Bullgaria e përmendi shembullin e shtetit të saj ku Unioni e ka ndërprerë financimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Bullgari, autostrada që kalon nëpër luginën e lumit Struma për shkak se ky vend anëtar nuk i ka respektuar plotësisht direktivat për zona të mbrojtura të cilat kanë qenë obligative. Në konferencë është theksuar edhe që është shumë i pafat vendimi i BE-së për të mos filluar negociatat për aderim drejt Bashkimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por se kjo nuk duhet t’i ndal përpjekjet e këtyre vendeve për të ndërtuar politika për përmirësim të gjendjes në mjedisin jetësor.

“Deshëm ta nxisim diskutimin për mbrojtje të mjedisit jetësor në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe ta rrisim vetëdijen dhe t’i paraqesim praktikat e mira në botë dhe në rajon të cilat mund të aplikohen”, ka thënë Gjakush Kabashi nga Asociacioni i të bursistëve të Sheveningut në Maqedoni (MCAA), që ishte organizator i ngjarjes.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.