Deri në fund të nëntorit tërësisht do të rikonstruktohet aksi rrugor Gostivar – Kërçovë

Izvor na fotografija: Ministerstvo za transport i vrski

Segmenti i fundit që nuk është rikonstruktuar në rrugën Gostivar–Kërçovë do të jetë gati gjatë nëntorit. Traseja prej në Zdunje deri në Gostivar është e gjatë prej 4,6 kilometra, për rehabilitimin e së cilës Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka ndarë 520.000 euro, njofton META.

Ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, sot e kontrolluan realizimin e rekonstruktimit e këtij segmenti. Ata informuan se gjatë dhjetë ditëve në vijim krejtësisht do të mbyllet për qarkullim aksi rrugor ndërmjet Zdunjes dhe Gostivarit, me qëllim sa më shpejtë të shtrohet asfalt në këtë segment rrugor.

Në periudhën e kaluar është bërë rekonstruktimi i aksit rrugor ndërmjet Gostivarit dhe Kërçovës me etapa, ndërsa janë sanuar edhe urat përgjatë kësaj traseje.

Ministri Goran Sugareski ka theksuar aktivisht po punohet në ndërtim dhe rekonstruktimin e infrastrukturës rrugore në vend.

– Deri tani kemi ndërtuar dhe rehabilituar 770 kilometra të rrjetit të rrugëve me vlerë të përgjithshme prej mbi gjysmë miliardë euro. Këtë vit do ta përmbyllim me më shumë se 500 kilometra infrastrukturë rrugore të rehabilituar, nga të cilat pjesa më e madhe ishin haruar dhe nuk ishin rehabilituar me dekada – deklaroi ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski.