fbpx

Anulohet “Lagja e Trimave”, gazetarëve dhe avokatëve nuk u lejua hyrja në sallë

-

Avokatët, familjarët dhe gazetarët nuk kanë mundur të hyjnë në sallën e gjykatës ku duhej të mbahet procesi gjyqësor kundër grupit të Kumanovës .

Prokurorja Vilma Ruskovska në një dekleratë të shkurtër ka sqaruar se gjykimi i sotëm është anuluar sepse shërbimi i sigurimit nuk i ka lejuar avokatët të hyjnë në gjykatë, ndërsa gjykimi është anuluar për 6 qershor.

Sipas  sqarimeve jozyrtare që e kanë marrë nga organet e këtij institucioni, Gjykata kushtetuese ka dhënë me qira vetëm sallën por jo edhe korridoret dhe për këtë avokatët dhe gazetaret nuk kanë mund të hyjnë në gjykatë.

“Cila është loja nuk e dimë. Kemi përgjigje se seanca do të anulohet sepse avokatët nuk janë në sallë, por neve nuk na u lejua të futemi brenda. Për këtë do të kërkojmë përgjigje nga kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1- tha Arsllani.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.