fbpx

Kunders takohet me Poposkin: Falja selektive është kundër parimit të sundimit të së drejtës

-

Perspektiva dhe sfidat e BE-­së me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në këtë rrugë ishin në fokus të bisedimeve të cilat ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki i pati gjatë vizitës së tij në Holandë me homologun e tij holandez, Bert Kunders, si dhe me anëtarë të Komisionit për BE-­në në Parlamentin holandez.

Ministri Kunders, siç kumtoi MPJ e Holandës, në bisedimet në Hagë ka theksuar se liderët e partive kryesore politike në Maqedoni janë përgjegjëse për gjetjen e daljes nga kriza politike.

“Ata duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe të angazhohen në dialog konstruktiv. Nënkuptohet, bashkësia ndërkombëtare do të ndihmojë nëse kërkohet. Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe korrekte gjithashtu është pjesë e marrëveshjes së Përzhinës dhe nevojiten reforma të domosdoshme, duke i përfshirë edhe ato në sferën e mediave”, ka theksuar Kunders.

Ai, siç theksohet në kumtesë, është përqendruar në mënyrë kritike në tërheqjen selektive të abolimit të presidentit Ivanov për politikanë të cilët janë nën hetim lidhur me skandalin e përgjimeve.

“Abolimi selektiv është kundër parimeve të qeverisjes të së drejtës. Kur ligji është shkelur, përmbaruesit duhet të akuzohen. Nuk guxon të ekzistojë mosndëshkim”, ka thënë Kunders.

Ai ka shtuar se zbatimi i plotë i htimeve është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës i cili është arritur me ndërmjetësimin e BE­-së.

Përndryshe, pas takimit me Kunders, ministri Poposki në Institutin me renome për marrëdhënie të jashtme, Klingendaj, pati fjalim për sifidat dhe mundësitë e procesin të zgjerimit të Bashkimit Evropian përmes prizmit të Republikës së Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.