fbpx

Anevski: Janeva nuk është e autorizuar për “Sopotin” pasi ka ndodhur para vitit 2008-të

-

Rasti “Sopoti” që e kërkon Prokuroria Speciale daton para vitit 2008-të, që do të thotë se PSP nuk është e autorizuar për të, thotë për Alsat njeriu i parë i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski në kompetencën e të cilit është lënda “Sopoti”.

“Ne jemi përgjegjës për vlerësimin e hapave ligjore që do t’i merr PSP. Tek ne është lënda, në seancën e ardhshme do të shqyrtohet. Ngjarje ka ndodhur para 13 viteve dhe Janeva nuk është e autorizuar për ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 2008-të. Ne kërkuam të dhëna shtesë nga PSP, por thuajse asnjë muaj nuk i kemi marrë ato që i kemi kërkuar” thonë nga Këshilli i prokurorëve publik.

Nga PSP thonë se pa marrë parasysh nga periudha kur ka ndodhur ngjarja, PSP ka të drejtë dhe kompetencë t’i hetoj rastet.

“PSP ka kompetencë që t’i dëgjoj përgjimet joligjore për periudhën 2008-2015. Çdo gjë që del si vepër penale nga këto incizime, PSP ka të drejtë t’i hetoj, pa marrë parasysh kohën kur kanë ndodhur ato” thonë nga PSP.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.