fbpx

OSBE/ODIHR: Ka incidente të vogla dhe presione ndaj administratës

-

Misioni i OSBE/ ODIHR në raportin e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor përmend se pa marrë parasysh që zyrtarisht, fushata zgjedhore ka filluar më 21 nëntor, dhe duhet të mbaroj 24 orë para ditës së zgjedhjeve, pjesa më e madhe e partive politike janë mobilizuar me votuesit e tyre edhe para kësaj periudhe, përmes organizimit të ngjarjeve dhe vendosjen e shtabeve zgjedhore.

Në raport thuhet se mesazhet kryesore të fushatës kanë të bëjnë me ekonomi, punësim, drejtësi dhe emigracion të të rinjve dhe se atmosfera parazgjedhore është në përgjithësi e qetë, me një numër të vogël të incidenteve të izoluara.

OSBE/ODIHR gjithashtu deklaron se janë njoftuar për të gjitha presionet ndaj punonjësve të administratës publike që të mbështesin një parti të caktuar politike.

Lidhur me mediumet, në raport nënvizohet një shqetësim për vet- censurën e madje që del nga presioni i madh politik ndaj mediumeve si dhe raste për provokimin e sulmeve ndaj gazetarëve, në veçanti nga nëpunës qeveritar.

Në raport thuhet se reformat elementare mediatike të parapara me Marrëveshjen e Përzhinës ende s’janë realizua dhe se ndryshimet dhe plotësimet në Kodin zgjedhor nga viti 2016 në raport me mediumet janë të zbatueshme në zgjedhjet e ardhshme.

Nga OSBE/ODIHR shtojnë se zgjedhjet do t’i vëzhgojnë vëzhgues të huaj dhe vendor.

“Këto zgjedhje do t’i vëzhgojnë dy organizatat e njohura civile, MOST ka 80% vëzhgues dhe paralajmëroi synimin që të angazhoj rreth 3000 vëzhgues afatshkurtër dhe CIVIL që ka 35 vëzhgues afatshkurtër, 10 ekipe mobile dhe paralajmëroi angazhimin e 300 vëzhguesve afatshkurtër” thuhet në raport.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.