Partitë politike që vet apo të bashkuar në koalicione do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duket se i kanë harruar deputetet gra, kështu që vetëm katër zonja janë gjetur në listat e partive politike.
Radmila Sheqerinska nga LSDM në njësinë 5, Vesna Stoimenovska nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi në njësinë 3, Danica Jovanova nga Partia Liberale në njësinë 4 dhe Marija Jones nga E Majta në njësinë 3 janë katër gratë e vetme bartëse të listave për deputetë. Për dallim prej grave, burrat janë bartës në 54 lista.
Më shumë gra kandidate ka LSDM gjegjësisht 52, më pas vijon VMRO për Maqedoni me 51 dhe VMRO DPMNE me 50 gra kandidate.
PARTIA | NJZ1 | NJZ 2 | NJZ3 | NJZ4 | NJZ5 | NJZ 6 | NJZ 7 | Gjithsej |
VMRO DPMNE | 8 | 8 | 8 | 8 | 8 | 9 | 1 | 50 |
PDSH | 8 | 7 | 9 | / | 8 | 7 | / | 39 |
BDI | 6 | 7 | 8 | 9 | 8 | 8 | 1 | 47 |
LSDM | 9 | 8 | 8 | 8 | 9 | 9 | 1 | 52 |
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi | 8 | 8 | 8 | 8 | 8 | 8 | / | 48 |
Partia për prosperitet demokratik | / | / | / | / | / | 7 | / | 7 |
Koalicioni për shqiptarët | 8 | 7 | / | / | 9 | 8 | / | 32 |
Partia Liberale | 8 | 7 | 8 | 9 | 8 | / | / | 40 |
VMRO për Maqedoni | 9 | 8 | 8 | 9 | 9 | 8 | / | 51 |
Besa | 7 | 8 | / | / | 6 | 8 | / | 29 |
E majta | 7 | 8 | 7 | 8 | 7 | / | / | 37 |
Sipas ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor, në nenin 63 parashihet përfaqësimi i gjinisë femërore në listat e deputetëve të rritet nga 30 në 40%. Gjithashtu, neni parasheh që në çdo 3 muaj patjetër duhet të ketë nga një grua.
“Në listën e dorëzuar për kandidatë nga paragrafi (2) i këtij neni dhe për anëtarë të Këshillit të komunës dhe qytetit të Shkupit nga paragrafi (3) i këtij neni, të paktën 40% nga kandidatët i takojnë gjinisë me më pak përfaqësim, edhe atë; në çdo tre vende të paktën një vend i takon gjinisë me përfaqësim më të vogël dhe në mënyrë plotësuese edhe të paktën nga një vend në çdo dhjetë vende”.
Partitë me propozimin e listave, teknikisht i plotësojnë kushtet që parashihen me ligj, por praktikisht përbërja e ardhshme e Parlamentit nuk do të ketë numër të lartë të grave.
Kandidatët për deputete në listat zgjedhore të shpeshtën gjenden nga vendi i dhjetë e teposhtë gjegjësisht vështirë mund të besohet se ato do të marrin mandat deputetësh.
Nga gjithsej 432 kandidate për deputete, vetëm 170 janë në listën prej 1 deri 10. Por, edhe këto vende fare nuk janë të garantuar sepse duke pasur parasysh rezultatet nga zgjedhjet e mëparshme, por edhe nga anketat e kohëve të fundit, partitë më të vogla do të kenë numër më të madh të deputetëve gjegjësisht është e mundshme vetëm bartësit e listave të ulen në ulëset e deputetëve.
Mesatarisht, vetëm tre gra në çdo listë zgjedhore nga të gjitha partitë gjenden nga vendi i parë deri te i dhjeti. Për to, të shpeshtën janë të rezervuar 9, 10, 13, 16, 19, 20 në listën dhe vendi i tretë i garantuar me Kodin zgjedhore
Në përbërjen e fundit të Kuvendit, kishte vetëm 42 përfaqësuese të gjinisë femërore nga gjithsej 123 deputete gjegjësisht mezi një e treta e numri të përgjithshëm të deputetëve.