fbpx

Ambasadorët Orav, Geret dhe Plomp nuk besojnë se mund të ketë zgjedhje të besueshme

-

Euroambasadori Aivo Orav dhe ambasadori britanik Charles Garret gjatë vizitës së sotme në Gjevgjeli porositën se nevojitet sa më shpejtë një zgjidhje për krizën politike në Maqedoni.

Orav shprehu keqardhje që ajo ende nuk është arritur. ‘Vërejmë se shumica e partive politike nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, se lista zgjedhore nuk është pastruar tërësisht, reforma e mediave shkon rëndë dhe se ende është serioz problemi me vendimin e faljes nga ana e kryetarit Ivanov’.

Marrëveshja, shtoi ai, ishte të organizohen zgjedhje kredibile, por për fat të keq për momentin nuk shohim sesi mund të realizohet ajo.

 ‘Megjithatë, besoj se qëllimi i çdo lideri politik është të gjejë mënyrë të dalë nga kriza dhe shpresoj se atë së shpejti do ta bëjnë edhe liderët politik të Maqedonisë’, deklaroi euroambasadori Orav.

Ambasadori britanik Garrett, megjithatë, theksoi se urgjentisht duhet të vijë deri te marrëveshja për dalje nga, ashtu siç tha, qorrsokaku i tanishëm dhe për tërheqjen e vendimit për falje nga Ivanov, sepse, potencon Garett, më e rëndësishme në çdo shtet është qeverisja e së drejtës dhe barazisë së qytetarëve para Ligjit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.