fbpx

VMRO DPMNE dorëzoi listat e deputetëve

-

Kryetari i Unionit të forcave të reja të VMRO DPMNE-së, Vlladimir Nelloski, sonte pranë KSHZ dorëzoi listat e kandidatëve për deputet të partisë.

Siç tha Nelloski, në listë janë gjithsej 123 kandidatë, prej të cilëve 74 janë burra ndërsa 49 gra.

Në njësinë e parë zgjedhore listën do ta udhëheq kreu i partisë, Nikolla Gruevski. Ministri i jashtëm Nikolla Poposki do të udhëheq listën në njësinë e dytë zgjedhore. Në njësinë e tretë, kandidatët për deputet do t’i udhëheq koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE Ilija Dimovski. Njësinë e katërt do ta udhëheq Nikolla Todorov, njësinë e pestë Antonio Milloshoski ndërsa atë të gjashtën, deputeti Vllatko Gjorçev.

“Në pajtim me vendimin e djeshëm të Komitetit ekzekutiv dhe qendror të VMRO DPMNE, sot kam nderin të dorëzoj listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më qershor të këtij viti. Janë gjithsej 123 kandidatë të propozuar në të gjithë gjashtë njësitë zgjedhore, prej të cilëve 74 janë burra ndërsa 49 gra- theksoi Nelloski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.