“Meta“ erdhi gjer tek dokumenti i dërguar nga Ministria e Arsimit dhe shkencës, i nënshkruar nga ministri Abdilaqim Ademi, deri te rektori i Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi”, Velimir Stojkovski, më 5 dhjetor, në të cilin shpjegohet modeli i provimit shtetëror për studentët dhe mënyrën se si do të aplikohet ai. Në dokument thuhet se provimi do të përmbajë pesë pyetje nga çdo lëmi, me katër pyetje të ofruara, ndërsa pyetjet do të kenë peshë të ndryshme. Për ta kaluar, studentët janë të detyruar të japin përgjigje të saktë në sëpaku tri pyetje nga çdo lëmi. “Provimi shtetëror për studentët do të përmbajë pesë pyetje nga çdo lëmi veç e veç, nga çdo vit mësimor me katër zgjidhje të ofruara me peshë të ndryshme, nga të cilat njëra zgjidhje është përgjigje e saktë e pyetjes së ofruar. Pyetjet nga çdo lëndë në veçanti, të cilat do t’i shtrohen me zgjedhje të rastësishme çdo studenti gjatë kohës së dhënies së provimit shtetëror, përmes sistemit të veçantë softuerik, do të jenë nga nivele të ndryshme të ndërlikueshmërisë dhe atë dy pyetje do të jenë me karakter më të ndërlikuar të pyetjeve, ndërsa të tjerat do të hartohen me nivele më të ulëta të ndërlikueshmërisë. Provimi shtetëror për studentët do të llogaritet si i dhënë nëse studenti është përgjigjur saktë në së paku tri pyetje nga çdo lëmi veç e veç.” Studentët të cilët nuk do ta japin provimin, munden të hyjnë në provim tre herë pa pagesë, dhe pas kësaj për të hyrë në provim do të duhet të paguajnë, por në dokument nuk theksohet se sa do të jetë shuma. “Provimin shtetëror studenti do ta japë vetëm njëherë gjatë kuartalit të vitit akademik, nga ku tre provimet e para janë falas. Nëse studenti nuk arrin që të kalojë provimin shtetëror tre herë radhazi, paraqitjet e radhës për dhënie të provimit janë në llogari të studentit.” Në dokument theksohet se Këshilli për akreditim dhe evaluim i arsimit sipëror do të përbëhet prej nëntë anëtarëve, të cilët Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t’i përzgjedhë me shpallje publike.
Previous articleNuk ka vlerësim, por stema do të jetë lirë
Поврзани написи
Dy vite nga protesta “historike” studentore që zgjoi qytetarët dhe pushtetin
Para dy viteve në po këtë ditë, 17 nëntor, studentët mbajtën protestën e parë studentore që organizoi organizata joformale studentore, “Plenumi Studentor”. Studentët ishin të indinjuar që Ministria e...
Dalje e madhe në referendumin e parë studentor
“Plenumi Studentor”, sot e organizon referendumin e parë studentor, i cili mbahet në 20 fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Nga Plenumi thonë se deri më tani, votimi...
„Plenumi studentor“: PSUKM me njësi speciale policore mblodhi kutitë e votimit
“Plenumi studentor” na faqen e tij të internetit të “Fejsbuk” u bën thirrje të gjithë studentëve dhe qytetarëve të shkojnë para shtëpisë studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, për shkak se,...