„Plenumi studentor“: PSUKM me njësi speciale policore mblodhi kutitë e votimit

-

“Plenumi studentor” na faqen e tij të internetit të “Fejsbuk” u bën thirrje të gjithë studentëve dhe qytetarëve të shkojnë para shtëpisë studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, për shkak se, siç shkruajnë, anëtarë të PSUQM, bashkë me pjesëtarë të forcave speciale policore, dhunshëm i kanë vjedhur kutitë e votimit nga zgjedhjet e sotme.

„Të gjithë para Kuzmanit” konviktit studentor. Para 20 minutave dhunshëm janë vjedhur katër kuti votuese dhe janë sjellë nga zyrat e PSUQM. Në këtë moment jemi këtu, janë të mbyllur me disa kuti. Në këtë moment ne thirrëm polici dhe i ftojmë mediat të vijnë para PSUQM (te konvikti studentor Kuzman)“, shkruan në faqen e plenumit.

Paraprakisht, derisa ende zgjaste votimi në fakultetet, “Plenumi studentor” e kontestoi rregullsinë e zgjedhjeve për kryetar të Parlamentit studentor.