fbpx

Nuk ka vlerësim, por stema do të jetë lirë

-

Kompetentët nuk kanë bërë analizë sa do t’i kushtojë qytetarëve ndryshimet e paralajmëruara të stemës shtetërore, gjegjësisht sa të holla do të ndahen nga buxheti për ndryshime në këtë pjesë  për atë çka do të thotë përdorim i stemës.

Përkundrazi  bindjet e Qeveria se qytetarët nuk  do të kenë harxhime shtesë  për zëvendësim të dokumenteve personale me të reja, të cilët do ta përmbajnë zgjidhjen e re të stemës shtetërore, përsëri mjetet e qytetarëve do të harxhohen për ndryshim të vulave, memorandumet e  organeve,  mbishkrimet e  institucioneve shtetërore, institucioneve publike, shërbime dhe të cilët qëndrojnë në objektet ku janë vendosur. Do duhet të ndryshohen dhe pjesë të interierit dhe eksterierit ku është e vendosur stema shtetërore, siç është Kuvendi, Qeveria, kabinetet, sallat solemne, përfaqësitë diplomatike  në vendet e huaja, deri tek ftesat zyrtare, urimet dhe aktet e tjera që  përdor presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe persona të tjerë zyrtar.

Nga shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë , e cila është kompetente për këto çështje në pyetjen, për ,, Metën” thonë që analizat  të këtilla nuk janë bërë, por edhe përskaj kësaj, vlerësimet e tyre  janë që mjetet të cilat do të harxhohen për këto ndryshime nuk duhet të jenë të mëdha.

Nuk është bërë analizë, por nuk duhet të bëhet fjalë për shuma të mëdha – deklaroi për “Metën”,

Vase Donev, drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë ,Aleksandër Gjorgjiev ,këtë fundjavë deklaroi që qytetarët nuk do të kenë kurrfarë harxhimesh sepse nuk do të kenë obligim të nxjerrin dokumente të reja personale, gjegjësisht letërnjoftime, pasaporta, patentën e shoferit me stemën e re,ajo do të shkojë në mënyrë sukcesive ashtu siç kalon valediteit të dokumentit personal.

Qytetarët nuk do të kenë obligim të nxjerrin dokumente të reja  pas miratimit të ligjit në Kuvend, gjegjësisht nuk do të kenë harxhime .Nëse ndonjë qytetar dëshiron me iniciativën e tij individuale të nxjerr letërnjoftim ose pasaportë, e cila do të përmbajë  stemën e re këtë do të mund ta bëjë, por nëse nuk ka dëshirë të tillë, atëherë do të vazhdojë t’i përdor dokumentet  personale të cilat i posedon tashmë,me stemën aktuale ,derisa t ‘ju skadojë afati –theksoi Gjorgjievi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.