fbpx

Pas korrupsionit godasim vetëm me debate dhe tribuna

-

Në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mund të gjenden më tepër raporte për tribuna, debate dhe për ngjarje publike, se sa informata për ngritje të procedurave nga ana e komisionit. Me një fjalë, nga qershori deri më sot në faqen internet të KShPK-së kishin vetëm gjashtë raporte për procedura, shtatë raporte për ngjarje të zhvilluara dhe tribuna, një vërejtje publike për ndalje të korrupsionit. Dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit në Maqedoni u shënua me tribunë në të cilën Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK) nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Bashkësitë e qeverisjes lokale (BNJVL). Njeriu i parë i komisionit antikorrpsion, Gjorgji Slamkov, thotë se gjer më tani janë parashtruar shtatë nisma  për ndjekje penale deri te Prokuroria publike dhe se këtë vit kanë shqiptuar rreth 40 vërejtje publike bartësve të funksioneve publike ku është konstatuar konflikt i interesave. Sipas tij, ky është mjeti i vetëm me të cilin komisioni mund të reagojë, dhe është në përputhje me Ligjin për parandalim të konfliktit të interesave. -Komisioni në vazhdimësi pranon parashtresa prej qytetarëve në raport me mjete të korrupsionit, konflikt të interesave dhe vepron sipas tyre- theksoi Slamkov në shënimin e sotëm të Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit. Sipas Sllagjana Tasevës nga “Transparency international”, nuk bëhet asgjë që të ulet korrupsioni në Maqedoni. Ajo thotë se e vetmja gjë që bën komisioni janë udhëtimi jashtë vendit për ndërtimin e kapaciteteve, të cilat më pas nuk shfrytëzohen në luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.

-Nuk ka luftë efektive kundër korrupsionit. Organizohen tribuna dhe debate vetëm sa të tregohet se diç po punohet, po, në thelb, asgjë nuk bëhet. Duket se aktivitetet që i ndërmerr pushteti janë të pamjaftueshme, dhe institucionet janë joefikase në ballafaqimin me korrupsionin. Ende ka mangësi serioze në mbretërimin e të drejtës, gjë që krijon mosbesim tek qytetarët ndaj gjyqësisë dhe ndaj Kuvendit si institucione. Dukshëm ekziston angazhim i pamjaftueshëm i institucioneve për ndërmarrje të masave për pastrim të dyshimeve për korrupsion, të cilat janë të lidhura me bartësit e pushtetit dhe për atë edhe paprekshmëria e përgjegjësve për korrupsionin është përditshmëri që duhet të çrrënjoset-thotë Taseva. Memorandumin me politika antikorrupsion e nënshkruan më shumë se 40 kryetarë komunash, me çka do të fillojë procesi i implementimit të sistemit të integritetit në komunat e tyre.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.