fbpx

A është kjo gjykatë, dyqan apo çezme?

-

Gjykata më e rëndësishme në vend, Gjykata Themelore Shkupi 1, ku mes tjerash, zhvillohen procedurat më të rëndësishme për krim të organizuar, dhjetë ditët e kaluar është shndërruar në “panair”

Gjykata Penale këto ditë është vendi ku të punësuarit ndajnë drejtësi me shtyrje dhe grushte, gjykatësit qërojnë hesapet me kallëzime penale dhe kundër- kallëzime, dorëzohen shkresa deri tek Këshilli Gjyqësor për keqpërdorim të ueb faqes zyrtare. Dhe “qershiza mbi tortë”, kryetari i gjykatës, Vladimir Pançevski, thotë se “çdo gjykatës në Gjykatën Penale është dyqan apo çezmë”.

“Kush janë këto gjykatës, pse fshihen? Qëndrojnë prapa aktgjykimeve, ndërsa nga ana tjetër fshihen me nënshkrim të shkurtë. E dini çfarë, çdo gjykatës në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është dyqan, çdo gjykatës është çezmë. Çezmat i kanë të mbyllura, për këtë janë të tërbuar. Pikërisht këto 15 gjykatës, që më akuzojnë se e kam keqpërdorur faqen zyrtare të gjykatës, e kanë detyruar korrierin gjyqësor që të dorëzoj njoftimin deri në Këshillin Gjyqësor. Ja kush ka keqpërdorur për qëllime personale” thotë Pançevski.

Ky është komenti i Pançevskit ndaj letrës së djeshme ku 13 kolegë të tij e kanë dërguar pranë Këshillit Gjyqësor, prej ku kërkojnë të sanksionojnë kryetarin e Gjykatës Penale, për shkak se e ka keqpërdorur faqen zyrtare të gjykatës për veprime personale dhe qëndrime për gjykatës të caktuar. Atmosfera e panairit arriti kulmin kur dje arriti lajmi se në gjykatë ka pasur rrahje mes dy punëtorëve, ka ardhur më pas policia, është bërë ekspertizë dhe janë ngritur kallëzime penale.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.