Vazhdohet të ashpërsohet diskutimi ndërmjet eurodeputetes greke Maria Spiraki dhe ish shefit të diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski, Eurodeputetja nga radhët e Demokracisë së Re,që është pjesë e Komitetit të përzier BE-Maqedonia, nuk e heshti thirrjen e Milloshoskit në shenjë të fqinjësisë së mirë, bashkë të ngjiten në Olimp dhe të valojnë flamujt e dy shteteve, por riktheu me një reagim tjetër lidhur me fushatën malore, kur në majë të Mitikasi u fotografua me flamurin e Vergjinës.
Kuptoj se e pranuat se sjellja jua e mëhershme me flamurin me diellin e Vergjinës ishte e papranueshme. Dhe siç duket nuk është konsistente me pozitën tuaj. Konsideroj se ky progres në këtë moment- thotë Spiraki në reagimin që ja dërgoi Miloshoskit.
Në reagim, Spiraku kujton Miloshoskin se flamuri zyrtar është ajo që është e pranueshme në Marrëveshjen e përkohshme, dhe siç duket propozimi i tij të hipën dhe të valëvisin flamujt mbi Olimp do të jetë edhe flamuri grek dhe ai maqedonas nga Marrëveshja e Përkohshme, në komentin plotësuese, me një dozë ironike, Spiraki thekson se shpreson që qëdnrimite e Miloshoskit nuk lidhen me idenë irredentiste për “Maqedoninë e Madhe”.
“Do të doja të shpresojë se ajo që doni Olimpin nuk lidhet me atë që shpesh përmendni në mediumet tuaja se mali grek është kufiri natyror i “Maqedonisë së Madhe”, për të cilën ëndërrojnë persona të caktuar të shtetit tuaj- nënvizon eurodeputetja greke e cila deri para zgjedhjeve evropiane punonte si gazetare në televizionin grek “Mega”.
Ish gazetarja hodhi edhe një shigjetë tjetër helmuese drejt Miloshosit, duke komentuar se porosia e tij, në fakt është pranim indirekt, sepse fotografimi me diellin Vergjinës, është ngjarje që trondit opinion politik grek, nuk do të përsëritet, hap i cili sipas saj, është hap i madh për marrëdhënie të mira fqinjësore.