Politika akoma më shumë ndot ajrin e Manastirit

“Lëreni politikën anash, bëhet fjalë për shëndetin tonë”. “A e dini sa manastiras vuajnë nga kanceri”, “Fëmijët tanë thithin ajër të ndotur, mos e përzieni politikën”, “Duam ajër të pastër”. Këto ishin vërejtjet e shumta në tribunën e djeshme të Manastirit, “Deputetët dhe qytetarët për ajër më të pastër në Manastir”, si pjesë e projektit “Parlamenti mobil” i Asociacionit qytetar MOST.

Qytetarët, në mesin e të cilëve mjekë, profesor, ekologë, të gjithë nga këndvështrimet e veta,shpalosën qëndrimet e tyre për problemin, si dhe pasojat që durojnë manastirasit  nga ajri i ndotur. Ishte shumë mbresëlënës fjalimi i pediatres Blagica Temelkovska, e punësuar në spitalin  Manastirit, e cila shpalosi se në karrierën e saj disa prej disa dekadash, asnjëherë sikurse periudhën e  fundit nuk është ballafaquar me aq shumë raste të fëmijëve të sëmurë nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

Vitin e fundit numri i fëmijëve të sëmurë nga  bronkopneumonia, bronkiti dhe alergjitë është i tmerrshëm. Këtë mund ta ndërlidhim me ndotjen e ajrit. Nuk është njëjtë që një foshnje 6 muajash të sëmuret nga bronkiti, ose një i rritur 50 vjeçar. Nuk bëjmë asgjë për ta ndaluar këtë, ne tani vetëm shërojmë. Ne jemi manastiras dhe nuk duhet të marrim  anësime poltike, por duhet të luftojmë për qytetin tonë. Tani në Pellagoni ka shumë fëmijë me sëmundje malinje- tha Temelkovska.

Në tribunën morën pjesë edhe deputet e Manastirit Zoran Ilioski dhe Liljana Kusmanovska nga VMRO- DPMNE-ja dhe Vasko Koavçovski si dhe Julijana Siljanovska nga LSDM-ja. Derisa qytetarët flasin se  iu rrezikohet shëndeti i tyre dhe familjeve të tyre, për shkak të ndotjes së madhe të Manastirit, deputetët  u përpoqën të mbajnë ligjërata për atë se ç’kanë bërë deri më tani ose se çfarë duhet të bëjnë lidhur me këtë problem.

Deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski, tha se si opozitë kanë kërkuar të përgatitet plan- veprim i ri ekologjik. Por, se askush nga pushteti nuk e ka zbatuar atë.

“Deputetët tanë në të kaluarën  nga përbërja e mëhershme, kërkuan amendament me të cilin do të ndërmerren masa për përmisinin e cilësisë së ajrit të Manastirit, sikurse janë stacionet matëse, autobusët e rinj dhe të riaktivizohet ideja për një Ngrohtore në qytetin e Manastirit, por deputetët e VMRO-së nuk votuan” – tha Kovaçevski.

Për këtë u kundërpërgjigj deputetja Liliana Kuzmanovska, për të cilën reaguan qytetarët.

Ndërkaq Kuzmanovska më herët tha se ky është politizimi i ngjarjes, dhe për këtë gjë nuk ka nevojë.

Pyetja se kush është fajtor, a thua VMRO- DPMNE-ja ose LSDM-ja në këtë tribunë ishin pa ndonjë qëndrim më konkret. Ne si deputet, përpiqemi të ndikojmë për zgjidhje më të mirë ligjore e cila do të jetë në interes të përmasimit të cilësisë së jetës, përkatësisht mjedisit jetësor të qytetit tonë- tha deputeti Zoran Ilioski.