KSHZ sot më ora 11 do të mbaj takim të rregullt pune për pastrimin e listës së zgjedhësve. Siç njoftojnë për “Meta”, anëtarë të Komisionit, ata vazhdojnë me punën e rregullt për verifikimin e plotë të votuesve kontestues.
Mbrëmë kreu i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi se sot do të ketë takim me anëtarët e KSHZ-së nga partia e tij ku do të merret vendim nëse zëvendës- ministrat teknik dhe ata plotësues do të tërhiqen nga Komisioni.
“Një nga vendimet e besueshme është se ata do të tërhiqen” tha Zaev.
Dje me 8 vota “për” dhe asnjë “kundër” KSHZ votoi raportin për përpunimin e deritanishëm të votuesve kontestues.
Siç njoftojnë prej atje, nga 87.128 persona që janë kontrolluar në terren, 37.435 prej tyre nuk janë gjetur në shtëpi.
Anëtarët e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së vlerësojnë se lista zgjedhore nuk është pastruar ndërsa për anëtarët e VMRO DPMNE-së ka ngelur vetëm pak punë.