fbpx

Vendimin për lëshimin e Kuvendit, Veljanovski do ta firmos më 15 prill

-

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovsi, vendimin për shpërbërjen e Kuvendin do ta nënshkruaj më 15 prill. Ashtu siç thuhet në kumtesën e kabinetit të Veljanovskit, ky vendim është sjellë që zgjedhjet fer dhe demokratike të mbahen më 5 qershor.

“Në përputhshmëri me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, unë si kryetar i Kuvendit, në bazë të kornizave kushtetuese, kam vendosur që vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ta nënshkruaj më 15 prill 2016, ndërkaq zgjedhjet të mbahen më 5 qershor 2015, me një qëllim të vetëm, sigurimin e kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike. Me këtë rast, dua të apeloj deri te të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që ta japin kontributin e tyre që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kalojnë në atmosferë demokratike dhe fer, me çka edhe njëherë të konfirmojmë se i respektojmë dhe i ndajmë vlerat evropiane”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Veljanovskit.

Përndryshe në mesnatë, Veljanovski e ka shpërbërë Kuvendin dhe i ka falënderuar deputetët për punën e deritanishme. Pas kësaj, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbajti konferencë për shtyp dhe tha se LSDM nuk do të merr pjesë në “zgjedhjet kriminale”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.