fbpx

Nesër protestë për përvjetorin e vdekjes së Tamarës

-

Nesër  më orën 12 para Prokurorisë publike në Shkup do të mbahet protestë për njëvjetorin e vdekjes së Tamara Dimovskës nga Velesi. Organizatorët kërkojnë prokuroria publike të ngrit aktakuzë kundër personave përgjegjës për vdekjen e saj. Pasi manifestimi u iniciua në rrjetin social Facebook, Prokuroria publike njoftoi se për këtë rast ka disa të dyshuar.

Sot, vetëm 1 ditë para protestës, Prokuroria  publike themelore- Shkup njoftoi se disa persona janë të përfshira në rastin e vdekjes së Tamarës së vogël.

Tamara Dimovska nga Velesi e cila kishte deformimet në boshtin kurrizor ndërroi jetë më 9 shkurt vitin e kaluar, pasi më herët pa shenja jete u dërgua në spitalin e Velesit. Beteja e familjes me institucionet kompetente zgjaste tre muaj të plotë, pas çka ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov deklaroi se operacioni do të jenë në llogari të shtetit.

Golgota shëndetësore e Tamarës së vogël vazhdoi edhe pas paralajmërimit se operacioni që kushton 30.000 euro do ta mbuloj shteti. Nëna e saj disa herë paralajmëroi se ata janë të ngujuar në procedurë juridike ndërsa një pjesë e mjekëve prej të cilëve pritet mendim konsiliar në fillim konfirmonin se Tamara është rast për operacion urgjent. Nën presion të opinionit, në fillim të dhjetorit Fondi i shëndetësisë njoftoi familjen e Tamarës se “Komisionet për shërimin jashtë vendit pranë FSSHM kanë marrë vendim pozitiv dhe personi i siguruar T.D do të dërgohet për shërim në një spital me renome në Turqi.

Pas vdekjes së vajzës së vogël në disa qytete nëpër Maqedoni u mbajtën protesta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.