Maqedonia deri më tani nuk ka njoftuar sa refugjatë do të pranoj në vend, njoftoi sot Natasha Berto, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
“Të gjithë përfaqësuesit e 12 vendeve, Komisioni Evropian dhe Agjencitë e Këshillit të Evropës, morën pjesë në video- konferencën e djeshme. Gjithashtu kemi listë të personave për kontakt që janë vendosur në njoftim. Kemi angazhim të 4 nga 11 vendeve që ishin prezent në video- konferencën për pranimin e 12. 000 personave. Maqedonia nuk ishte në mesin e shteteve, por presim që kjo të ndodh së shpejti” tha Berto duke shtuar se video- konferencat do të kryhen në nivel javor.
KE dje pasdite kishte video- konferencë me liderët e Ballkanit Perëndimor, në të cilën duhej të njoftohet numri i refugjatëve që janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Video- konferenca vijoi pas samitit javor të BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për menaxhimin me krizën e refugjatëve.
Berto në konferencën djeshme theksoi se liderët e Ballkanit Perëndimor, pas kthimit në vendet e tyre, është dashur të konfirmojnë cili është kapaciteti dhe infrastruktura për pranimin e refugjatëve. Tani për tani nuk dihet nëse qendrat e ndërtuara të pranimit do të jenë në pjesët kufitare apo në afërsi të qyteteve të caktuara.