fbpx

Brukseli: Maqedonia deri më tani nuk ka njoftuar sa refugjatë do të pranoj

-

Maqedonia deri më tani nuk ka njoftuar sa refugjatë do të pranoj në vend, njoftoi sot Natasha Berto, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

“Të gjithë përfaqësuesit e 12 vendeve, Komisioni Evropian dhe Agjencitë e Këshillit të Evropës, morën pjesë në video- konferencën e djeshme. Gjithashtu kemi listë të personave për kontakt që janë vendosur në njoftim. Kemi angazhim të 4 nga 11 vendeve që ishin prezent në video- konferencën për pranimin e 12. 000 personave. Maqedonia nuk ishte në mesin e shteteve, por presim që kjo të ndodh së shpejti” tha Berto duke shtuar se video- konferencat do të kryhen në nivel javor.

KE dje pasdite kishte video- konferencë me liderët e Ballkanit Perëndimor, në të cilën duhej të njoftohet numri i refugjatëve që janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Video- konferenca vijoi pas samitit javor të BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për menaxhimin me krizën e refugjatëve.

Berto në konferencën  djeshme theksoi se liderët e Ballkanit Perëndimor, pas kthimit në vendet e tyre, është dashur të konfirmojnë cili është kapaciteti dhe infrastruktura për pranimin e refugjatëve. Tani për tani nuk dihet nëse qendrat e ndërtuara të pranimit do të jenë në pjesët kufitare apo në afërsi të qyteteve të caktuara.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.