fbpx

Përfundon drama greke: Athina dhe kreditorët arrijnë marrëveshje

-

Presidenti i BE-së, Donald Tusk njoftoi sot se liderët e Eurozonës kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. “Eurosamiti ka arritur unanimisht një marrëveshje. Të gjithë gati për programin e ESM (Mekanizmi i Emergjencës së Stabilitetit) për Greqinë, me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkroi Tusk në “Twitter”. Ai do të mbajë më vonë një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e marrëveshjes.

 

Ai theksoi se do të vendoset fond  i posaçëm për pagesën e borxhit grek.

„Ministrat e financave urgjentisht do të bisedojnë se si t’i ndihmojnë Greqisë në afat të shkurtër për t’i mbuluar nevojat e saja financiare“, shkroi Tusk.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde e quajti marrëveshjen një “hap të mirë për të rindërtuar besimin”. Më herët, kryeministri i Maltës konfirmoi në “Twitter” se liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. Edhe Kryeministri belg, Charles Michel ka postuar në profilin e tij, duke njoftuar se marrëveshja është arritur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.