fbpx

Cipras: Marrëveshja është e vështirë, por është evituar skenari më i keq për Greqinë

-

Kryeministri grek, Aleksis Cipras kthehet në Greqi me obligim deri të mërkurën parlamenti grek të votoj listën e plotë të parakushteve dhe aksioneve prioritare që janë arritur në bisedimet 17 orëshe për ndihmën e re greke në Bruksel.

Plani B për largimin e Greqisë nga euro- zona është evituar, por për Greqinë të vazhdoj drejt bisedimeve dhe pagesën e ndihmës së re si dhe kthimin e besimit në të, do të jetë e patjetërsueshme deri të mërkurën të dorëzoj masat të votuara deri tek euro- grupi i cili do të vazhdoj me punë të mërkurën.

Siç njoftoi kancelarja Angela Merkel, parlamenti grek deri të mërkurën duhet urgjentisht të votoj masa dhe reforma si miratim për ndryshimin e sistemit tatimor dhe ndryshimin e TVSH-së, reforma në sistemin pensional, përforcimin e pavarësisë së shërbimit statistikor grek si dhe reforma në administratën publike,.

“Kjo është marrëveshje zbatimi i të cilës do të jetë vështirë. Masat janë ato që janë votuar në Kuvend. Kam ndjenjë se pakoja e zhvillimit prej 35 masave, riparimi i borxhit dhe ndihmës financiare do të krijojnë ndjenjë  tregu se Grexit është diçka e kaluar dhe kjo mund të krijoj valë të re investimesh” theksoi Cipras.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.