fbpx

Zaev dorëzoi materialet nga përgjimet në Prokurorinë Publike Speciale

-

“Sot para opinionit para opinionit, nëpërmes ju mediave, e plotësuam obligimin tonë nga Marrëveshja e Përzhinos dhe materialet e përgjimeve u dorëzuan në Prokurorinë Special Publike. Tani prokurorinë speciale e pret një punë voluminoze. Tani qytetarët mund të shpresojnë që drejtësia në shtet do të kthehet, pavarësisht përkatësisë”, kështu u shpreh numri një i LSDM-së pasi dorëzoi materialet lidhur me aferën e përgjimeve në Prokurorinë Speciale Publike.

Në pyetjen e gazetarëve se a janë dorëzuar edhe materialet për rastin “Monstra”, Zaev me përgjigje: “Të gjitha materialet i kemi dorëzuar të prokurorja speciale, gjithsesi se këtu janë edhe transkriptet të lidhura me rastin “Monstra”, por edhe shumë raste tjera për të cilat qytetarët presin zgjidhje juridike”.

Ai tha se pret që të gjitha pikat nga Marrëveshja e Përzhinos do të respektohen nga palët që janë përfshirë në këtë marrëveshje.

“Presim që të ketë marrëveshje edhe për mediat, që të mund të krijohet ambient për zgjedhje të pastra”, theksoi Zaev

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.