fbpx

Spasovski: Jankulloska në mënyrë joligjore ka dhënë 424 letërnjoftime banorëve nga Pusteci

-

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot në konferencën shtypi prezantoi prova të reja, për siç tha, dhënien joligjore të letërnjoftimeve personave nga Pusteci, nga MPB gjatë kohës së Gordana Jankulloskës.

Sipas Spasovskit, i cili tregoi dokumente dhe lista, 424 personave nga Pusteci, MPB në mënyrë joligjore u ka dhënë letërnjoftime që të mund të gjenden në listën zgjedhore dhe të votojnë.

“Të gjithë 424 personat me letërnjoftimet gjenden në listën zgjedhore dhe të gjithë votojnë në Komunën Qendër. Pas shqyrtimeve që i bëra në listën zgjedhore, këto votues nga Pusteci për herë të parë shihen në vitin 2011 ndërsa më pas lista është plotësuar në vitin 2013, sërish plotësoheshin në vitin 2014 ndërsa kulminacionin e kanë arritur në vitin 2015” tha Spasovski.

Spasovski thotë se votuesit nga Pusteci në grupet prej 20-30 personave, janë akomoduar nëpër banesa.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.