fbpx
Tag: Media

tag: media

MSHIA është tërësisht kundër padive për kundërvajtje të parashtruara nga ASHMAV për Tellma dhe Alsat-M

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, si ministri kompetente për mediat, është tërësisht kundër padive për kundërvajtje të parashtruara nga ana e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kundër Tellma dhe Alsat-M, për shkak të deklaratës së transmetuar të ministrit për Shëndetësi, Venko Filipçe, gjatë heshtjes zgjedhore, informojnë nga aty, raporton Meta. “Dy televizionet në asnjë mënyrë nuk e kanë shkelur Kodin...

Lajmet e rreme dhe (vetë)rregullimi në fokus të programeve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pjesën për mediat

Mediat dhe (vetë)rregullimi i tyre, kërcënimet dhe paditë me të cilat ballafaqohen gazetarët, lajmet e rreme, edukimi mediatik dhe përkrahja financiare e mediave gjenden në programet parazgjedhore të dy partive më të mëdha politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 15 korrik. Në programin e VMRO-DPMNE–së, “Ripërtrirja e Maqedonisë”, shkruan që nëse kjo parti vjen në pushtet do të...

U publikua raporti përfundimtar për reformat mediаtike

Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit "Observatori për reforma mediatike", i cili ka të bëjë me përmbushjen e Reformave urgjente prioritare (RUP) për lirinë e të shprehurit e publikoi raportin përfundimtar, i cili në formë të përmbledhur i prezanton rezultaet e përgjithshme të vëzhgimit, në periudhën prej 1 korrikut të vitit 2017 deri më 30 shtator të vitit 2018. Në raport, sa i përket...

ASHAAM-i e ka paralajmëruar TV “Nova” që të transmetojë program të ri, e jo repriza

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dje ka ndërmarrë dy masa kundër Televizionit “NOVA”, por edhe kundër Televizionit “Shenja” dhe magazinës “Leona”, njofton Portalb.mk. Televizioneve “Nova” dhe “Shenja” u është shqiptuar paralajmërim për shkak të mospublikimit të impresumit, ndërkaq magazinës “Leona” për shkak të publikimit të mos publikimit të të dhënave të botuesit të mediumit, të dhënat për shtypin...

DASH: Në Maqedoni ka media të nënshtruara ndaj politikës, sulme ndaj gazetarëve dhe mosbesim të publikut

Një numër të problemeve me kërcënime dhe gazetarë, media të nënshtruara të politikës dhe interesave ekonomike dhe mosbesim të opinionit në media, janë një pjesë e problemeve më të mëdha që i ka theksuar raporti i gjendjes me të drejtat e njerëzve për vitin 2017 për Maqedoninë, që e ka përgatitur, Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DASH), njofton Portalb.mk. “Kushtetuta siguron liri të...

Me një sërë vërejtjesh, Ligji për ASHAAM-in javën e ardhshme do të shkojë në seancë plenare

Janë të nevojshme më shumë para për Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM) si transmetues publik, por të jepen më shumë kompetenca për rregullimin dhe rolin e propozuesit të vendimeve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike (ASHMAA) që të mundësohen reforma thelbësore mediatike. Që të mos shkaktohet prishje e madhe e tregut të reklamave, megjithatë, është e patjetërsueshme që...

Nesër do të mbahet debat publik për Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike

Komisioni për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nesër do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Në debat do të marrin pjesë anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, media, portalet, shoqatat e gazetarëve, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të organizatave joqeveritare. Në debatin publik, do të...

RTM-ja planifikon t’i ndahen 13,37 milionë euro dhe të kërkojë edhe 3 milionë euro të tjera për kanalet e reja

Македонска радиотелевизија (МРТ) испрати план до Владата за почнување со работа на телевизиски канал што 24 часа ќе емитува програма на албански јазик и уште еден канал што ќе емитува на другите јаз Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTM) dërgoi plan deri te qeveria për fillimin me punë të kanalit televiziv që do të emetojë program 24-orësh në gjuhën shqipe dhe një...

SHGM-ja: Vitin e kaluar janë sulmuar 18 gazetarë, mirëpo askush nuk është marrë në përgjegjësi

Vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 18 sulme ndaj gazetarëve, nga të cilat 13 kanë qenë sulme fizike dhe verbale, ndërsa të tjerat janë ofendime, pengesë gjatë punës dhe shkatërrim i pronës, thuhet në Raportin për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoni për vitin 2017, të cilin sot e prezantoi Shoqata e gazetarëve. – Javën...

Publikohet versioni i fundit i propozim-ligjit për ASHAAM-in, tani fjalën e ka qeveria

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) e përfundoi versionin e fundit të Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (Propozim-ligji për ASHAAM-in). Hapi i ardhshëm është që teksti të hyjë në procedurë në qeveri, e cila duhet ta miratojë dhe pastaj ta dorëzojë propozim-ligjin përfundimtar në Kuvend. Sipas Ministrisë, qëllimi i propozim-ligjit është departizimi...

Trajçevski: Portalet nuk ka nevojë të rregullohen, por vetëm të regjistrohen

Është i pamundur rregullimi i portaleve në internet, theksoi Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) në takimin e sotëm publik, ku ai i prezantoi aktivitetet për tremujorin e katërt me theks në monitoringun mediatik për zgjedhjet lokale. – Nuk bëhet fjalë për rregullim, por më së shumti për regjistrim dhe njoftim. Konsiderojmë se është...

Programet dokumentare historike-të barokut kanë “gëlltitur” 1,8 milionë euro nga buxheti i RTM-së

Emisionet dokumentare dhe serialet me përmbajtje historike që janë përgatitur në koproduksion me produksionet e pavarura, në periudhën 2013 – 2015 kanë "gëlltitur" gjithsej 1,8 milionë euro, tregon hulumtimi i BIRN-it për kontratat e koproduksionit që janë nënshkruar në vitet 2013, 2014 dhe 2015. Përmbajtjet e incizuara me pasqyrë audiovizuale e projektit erkitektonik "Shkupi 2014", gjegjësisht janë përpjekje që nëpërmjet ekraneve të...

AKE-ja dhe ASHAAM-i të punojnë që mediat të mos instrumentalizohen nga politika

Informimi i pamjaftueshëm ose joadekuat i qytetarëve për punën e tyre ose për veglat nëpërmjet të të cilave qytetarët mund të reagojnë për punën e mediave ose të operatorëve të telekomunikimit është vërejtja kryesore që u theksuar për punën e Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) dhe Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM). Në prezantimin e sotëm të raportit...

Маnçevski: Pjesa më e madhe e buxhetit – 19,3 milionë euro – do të shkojnë për RTM-në, RDM-në dhe ASHAAM-in

Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) në vitin 2018 do të shpenzohet për "Radiotelevizionin e Maqedonisë" (RTM), Radiodifuzionin e Maqedonisë (RDM) dhe Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAAM), theksoi sot ministri Damjan Mançevski. Ai sqaroi se buxheti i përgjithshëm i Ministrisë për vitin e ardhshëm është 1,486 miliardë denarë, gjegjësisht...

 “Reporterë pa kufij”: Në vendin e 111-të, Maqedonia është “djaloshi i keq i Ballkanit”

Raporti më i ri i “Reporterë pa kufij” rendit Maqedoninë në pozitën e 111-të sipas indeksit të lirisë dhe vendin e quan “djaloshi i keq i Ballkanit”. Sipas “Reporterë pa kufij”, liria e media është zvogëluar në mbarë rajonin, por erozioni i sundimit të së drejtës është më i dukshëm në Maqedoni. Si rrjedhojë, theksojnë se shpifja është larguar nga Kodi...

Prokuroria me vëmendje ndjek mediat për “Magjar Telekom” dhe “merr veprime”

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me vëmendje ndjek pohimet e mediave dhe në bazë të tyre ka filluar veprime shtesë për ndihmë juridike ndërkombëtare. Kjo është pjesë e përgjigjes së Prokurorisë publike të RM-së në përgjigjen ndaj pyetjes tonë “nëse epilogu nga procedura për rastin “Magjar Telekom” do të ndikojë në hetimin për rastin...

SHGM: Rënie e madhe e lirive të mediave dhe përkeqësim të gjendjes së gazetarëve

“Qeveria në vitin 2016 ka shfrytëzuar të gjitha instrumentet e pushtetit që të kufizoj lirinë e fjalës dhe t’i kontrolloj mediat. Mediat vazale i shpërblen me të holla publike ndërsa gazetarët që e kritikojnë vazhdimisht i sulmon dhe u bën presione të ndryshme”, porositi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani. Kryetari i Shoqatës së gazetarëve prezantoi edhe shifra për shpenzimin e...

VMRO DPMNE për “arsye patriotike” ndërron emrin e LSDM-së në LSD pa “M”

Kohëve të fundit VMRO DPMNE ia ka ndërruar emrin Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe në njoftimet zyrtare të partisë dhe në deklaratat e anëtarëve të saj, oponentin e vet politik ka filluar ta quan me shkurtesën “LSD” në vend të “LSDM”, siç ishte më herët. Nga foltorja kjo shqiptohet si “lë së dë” ndërsa këtë fjalor të ri e...

KEMM: Nuk guxon të keqpërdoren mediat për ngritjen e tensioneve

Këshilli për etikë në media (KEMM) me shqetësim të madh reagon ndaj raste të shpeshtë të keqpërdorimit nga disa mediave, sidomos në kontekst të situatës aktuale politike, për përhapjen e spekulimeve, propagandës dhe të pavërtetës, që mund t’i rritin tensionet dhe të sjellin trazira potenciale në shoqëri. Nga KEMM shtojnë se tashmë kohë më të gjatë reagojnë ndaj këtyre rasteve,...

Monitorimi i ISK: “Sitel”, “Kanal 5”, “Alfa” dhe “TV Nova” janë televizione propaganduese

Monitorimi i lajmeve televizive në periudhën shtator 2016- shtator 2017 ka treguar se në hapësirën mediatike ekzistojnë katër televizione komerciale që mund të thuhet se janë propaganduese- është konkluzioni i konferencës së sotme e organizuar nga Instituti për studime komunikimi (ISK) “Bëhet fjalë për televizionet “Sitel”, “Kanal 5”, “Alfa” dhe “TV Nova”, lajmet e të cilëve në tërë periudhën e...