Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me vëmendje ndjek pohimet e mediave dhe në bazë të tyre ka filluar veprime shtesë për ndihmë juridike ndërkombëtare. Kjo është pjesë e përgjigjes së Prokurorisë publike të RM-së në përgjigjen ndaj pyetjes tonë “nëse epilogu nga procedura për rastin “Magjar Telekom” do të ndikojë në hetimin për rastin në Maqedoni”.
Nga Prokuroria thonë se për rastin në vend zhvillohen dy lëndë, në Prokurorinë e rregullt Shkup dhe në Prokurorinë e rregullt për ndjekjen e krimit të organizuar.
Për dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi i vitit 2015-të hapi hetim pasi u publikua dëshmia e ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork, ku ai pohon se ish drejtorët e “Magjar Telekom” i kanë dhënë 2,5 milionë euro ish kryeministrit Vlado Buçkovski dhe zyrtarëve të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që mos të hyjë ndonjë operator tjerë i telekomunikimit në Maqedoni.
“Edhe më tej po merren veprime të domosdoshme për zbardhjen e rastit. Është zhvilluar hetim edhe me persona tjerë ndërsa është ngritur kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtarë nga autoritetet amerikane, që disa herë kemi përmendur se është procedurë më afatgjate. Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me vëmendje ndjek pohimet nga mediat dhe në bazë të tyre ka marrë veprime shtesë për ndihmë juridike ndërkombëtare”, thonë nga Prokuroria Publike.
Komisioni amerikane e letrave me vlerë. ka njoftuar se ish drejtorët e “Magjar Telekom”, Eleg Shtraub dhe Andras Balog, të cilët u akuzuan për zhvillimin e marrëveshjeve të fshehta me një kryeministër dhe persona tjerë nga Maqedonia që të pengojnë konkurrencën në tregun e telekomunikimit, janë marrë vesh që të paguajnë dënim në të holla prej 250.000 dhe 150.000.