KEMM: Nuk guxon të keqpërdoren mediat për ngritjen e tensioneve

-

Këshilli për etikë në media (KEMM) me shqetësim të madh reagon ndaj raste të shpeshtë të keqpërdorimit nga disa mediave, sidomos në kontekst të situatës aktuale politike, për përhapjen e spekulimeve, propagandës dhe të pavërtetës, që mund t’i rritin tensionet dhe të sjellin trazira potenciale në shoqëri.

Nga KEMM shtojnë se tashmë kohë më të gjatë reagojnë ndaj këtyre rasteve, por ditëve të fundit ato janë shpeshtë deri në nivel shqetësues.

“Sidomos shqetëson mënyra e informimit të mediave ku vërehen raportet gazetareske me informim njëanësh dhe informata që nxitin frikë për trazira të mundshme në shoqëri, duke përmbajtur thirrje për mobilizim të qytetarëve në shërbim të mbrojtjes së interesave të disa partive të caktuara politike”, thuhet në njoftimin e Këshillit për etikë në media.

Prej atje përkujtojnë se mediat nuk guxohet të keqpërdoren për dërgimin e thirrjeve për bashkim të individëve dhe grupeve për sjellje radikale dhe për veprime që e rrezikojnë rendin dhe qetësinë publike.