!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Xhaferi në takim me Bejl dhe Timonie: Hapi i ardhshëm është formimi i qeverisë së re


Shkup, 8 Maj, 2017 - 16:33 (META) 

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale politike në vend, ku ka marrë mbështetje nga të dy shtetet për realizimin e hapave të mëtutjeshëm gjatë procesit të formimit të institucioneve.

“Si hap të ardhshëm në vazhdën e hapave tjerë për të ardhmen e Maqedonisë, ambasadori Bejl theksoi formimin e qeverisë së re, pas çka kryetari Xhaferi ka njoftuar për hapat e ndërmarrë, duke nënvizuar se ai është i obliguar t’i zbatoj dhe të jep llogari për kompetencat e tij asi do t’i dorëzohet propozimi për përbërjen e qeverisë dhe programit për punë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Xhaferit.

Xhaferi dhe Bejli ka shprehur pritje se në periudhën e ardhshme tek të dyja palët do të zotëroj ndjenja e vetëdijes së lartë politike dhe përgjegjësia “lidhur me gjendjet e caktuara të imponuara apo provokuara, që të bien tensionet dhe në mënyrë të qetë të trasohet rruga për vendosjen e proceseve demokratike në vend”.

Në takimin me Timonie, Xhaferi ka thënë se vendi për debat dhe ballafaqimin e qëndrimeve dhe mendimeve politike është Parlamenti dhe se të gjitha qëndrimet e thëna nga përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore nuk guxojnë të jenë pengesë për rrumbullakim të plotë të proceseve të filluara demokratike.

“Në këtë drejtim, procedura për zgjedhjen e qeverisë së re do të paraqet fillim të realizimit të kompetencave të kryetarit të ri të Kuvendit, në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit”, njoftojnë shërbimet parlamentare.

 


VMRO DPMNE me përgjigje të ashpra për ambasadorët e SHBA-së, BE dhe Norvegjisë


Shkup, 17 Dhjetor, 2016 - 11:25 (META) 

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski mbrëmë kishte takime të ndara me ambasadorin amerikan, Xhes Bejli, euro- ambasadorin Samuel Zhbogar dhe ambasadorin norvegjez, Anre Sanes Bjornstad, ku është diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme, pritjet nga qeveria e re dhe parlamenti, për punën e KSHZ-së si dhe gjuhën e urrejtjes dhe retorikën e protestave para KSHZ-së.

Ambasadori Bejli në takim, ku kanë marrë pjesë zyrtarët partiak Nikolla Todorov, Vladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovski ka shprehur interes për disa çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Në pyetjen për planet e koalicionit të mëtutjeshëm të VMRO DPMNE-së, siç njoftojnë nga partia, është arritur marrëveshje se koalicionet do të varen jo vetëm nga VMRO DPMNE, por edhe nga partive tjera politike, të cilat krahas vendimit që duhet ta marrin brenda në partitë, kanë ndikim edhe nga faktorë tjerë të jashtëm.

“Në pyetjen e ambasadorit Bejli për çfarë faktorë të jashtëm bëhet fjalë, përgjigja ka qenë se për këtë të pranishmit nuk kanë autorizim që ta informojnë. Në pyetjen e ambasadorit Bejli nëse në këtë drejtim mund të ndihmohet, përgjigja ka qenë se nuk mund të ndihmohet para se gjithash sepse roli i ambasadorit është që ta ndjek situatën në vend dhe ta njoftoj vendin e tij për ngjarjes. Në vërejtjen e ambasadorit se deri më tani ai ka ndihmuar shumë, i është shprehur falënderim për këtë” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Gjatë takimit, siç thuhet, ambasadori ka apeluar se është mirë që të qetësohen gjakrat e personave të protestojnë dhe ka pyetur se cili është reagimi i VMRO DPMNE-së ndaj vendimeve të KSHZ-së. Edhe për këtë pyetje Bejli nuk ka marrë përgjigje, me arsyetimin se partia nuk është në mundësi për momentin të përgjigjet, e as, siç thonë nga partia, në pyetjen hipotetike nëse do t’i respektojnë vendimet e KSHZ-së.

Ambasadori amerikan ka theksuar se SHBA janë mike e Maqedonisë, edhe pse disa anëtarë të partisë, sipas tij, nuk e ndajnë këtë mendim. Nga partia ndaj kësaj kanë deklaruar se VMRO DPMNE nuk ka dilema rreth anëtarësisë në NATO, BE dhe raportet me SHBA-në, ndërsa dëshmi më e mirë për këtë është deklarata e firmosur për partneritet strategjik, por kjo nuk do të thotë se disa individë apo shteti s’mund të shqiptoj mospajtim me disa hapa të individëve që e përfaqësojnë SHBA-në.

Në takimin me euro- ambasadorin Samuel Zhbogar është biseduar për vlerësimet e zgjedhjeve, punën e KSHZ-së si dhe mesazhet dhe pritjet e Brukselit nga parlamenti dhe qeveria e re.

Zhbogar ka theksuar se Brukseli ka shprehur shqetësimin për shkak të retorikës që përdoret nga një pjesë e folësve në protestat para KSHZ-së. Nga VMRO DPMNE siç thuhet në njoftim, kanë theksuar se mbështetin protesta të qeta dhe se nuk mbështesin gjuhë të urrejtjes, por njëkohësisht kanë thënë se ndjejnë keqardhje që Brukseli dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësim të tillë edhe në dy vitet e mëhershme kur zhvilloheshin protesta. Lidhur me rrjedhën e mëtutjeshme të protestave, nga partia deklaruan se “s’mund të parashihet se çfarë do të ndodh sepse ka shumë qytetarë të revoltuar veprimet e të cilëve s’mund të parashihen dhe kontrollohen nëse institucionet nuk punojnë sipas ligjeve#.

Në takimin me ambasadorin norvegjez, Arne Sanes Bjornstad, Gruevski dhe përfaqësuesit e partisë kanë theksuar se në dy vitet e fundit, në Maqedoni ka pasur involvim serioz të përfaqësuesve të caktuar të komunitetit ndërkombëtarë në punët e brendshme të vendit si dhe çështjet e brendshme politike. Praktika e këtillë, siç njoftojnë, që ka qenë prezent edhe para zgjedhjeve edhe gjatë kohës së zgjedhjeve, duhet të ndalohet.


Bejli bisedoi me Gruevskin për zgjedhjet dhe paralajmëroi takime edhe me liderë tjerë


Shkup, 16 Dhjetor, 2016 - 22:40 (META) 

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, sot është takuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në selinë e partisë, në të cilën është diskutuar për zgjedhjet që u mbajtën më 11 dhjetor dhe për hapat e ardhshme të partisë.

Bejli në deklaratë të shkurt theksoi se SHBA është partner i Maqedonisë dhe paralajmëroi takime edhe me liderët tjerë të partive politike.

“Sapo kisha takim me Gruevskim dhe vlerësoj faktin që kisha mundësi të dëgjoj qëndrimin e tij për zgjedhjet dhe hapat tjerë. E dini se SHBA-të janë partner i këtij vendi. Do të ketë takime të këtilla edhe me liderët tjerë” tha Bejli.

Ndryshe, takimi i Bejlit me kreun e VMRO DPMNE-së vjen një ditë pas protestave para selisë së KSHZ-së, ku drejtori i arkivit të shtetit, Filip Petrovski, edhe pse nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, megjithatë qartë aludoi në ambasadorin amerikan, ku i porositi “që të largohet nga Maqedonia dhe të mos provokoj më”.

Në pyetjen e “Meta” si i komentojnë sulmet e djeshme verbale ndaj diplomatëve në Maqedoni, fjalorin e urrejtjes dhe apelet për ekzekutim, nga ambasada e SHBA-së u përgjigjën se zgjedhjet kanë qenë të ngushtë dhe është e natyrshme që tensionet janë ngritur dhe u bënë thirrje partive politike që të mundësojnë procesi i ankesave të zhvillohet sipas ligjit, në mënyrë korrekte, transparente dhe të qetë.


Bejli: Me BE-në punojmë për t’u siguruar se marrëveshja do të zbatohet para zgjedhjeve


Shkup, 8 Tetor, 2016 - 14:56 (META) 

Bashkë me BE-në punojmë në plotësimin e asaj që partitë politike e arritën në qershor ndërsa e plotësuan në gusht. Punojmë në këtë, të sigurojmë se marrëveshja do të zbatohet para zgjedhjeve.

Këtë mbrëmë e deklaroi ambasadori amerikan Xhes Bejli në Shtip në suazat e ardhjes së grupit prej 50 vullnetarëve nga korpusi paqësor.

“Por, në fund të ditës, bëhet fjalë për vendim të politikanëve tuaj, partive politike se si t’ua zgjidhin problemet qytetarëve. Ka çështje të hapura për të cilat duhet të vendosni” është përgjigjur Bejli në pyetjen e gazetarëve për gjendjen aktuale politike.

Për takimet rrjedhëse me politikanët, bisedimeve me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe ekzistimin e nismave të caktuara, ambasadori Bejl nuk është përgjigjur saktë, por ka deklaruar se njerëzit nga ambasada takime të tilla mbajnë çdo ditë.

 

 


Marrëveshje nuk ka- partitë këtë fundjavë do të mendojnë rreth opsioneve të ofruara


Shkup, 16 Korrik, 2016 - 0:15 (META) 

Përfaqësuesit e partive politike edhe sot nuk arritën të merren vesh në rezidencën e BE-së në Përzhinë.

Pas përfundimit të bisedimeve, ambasadori amerikan Xhes Bejli tha se ka pasur progres të vogël dhe për këtë me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Aivo Orav do të lënë hapësirë partitë gjatë fundjavës të mendojnë lidhur me propozimet e ofruara.

Ambasadori Bejli është optimist se te partitë ka vullnet politik për zgjidhjen e çështjreve të hapura, por nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, se cili është problemi që bllokon Marrëveshjen e Përzhinës.


Nuk ka marrëveshje- bisedimet vazhdojnë nesër


Shkup, 12 Korrik, 2016 - 20:46 (META) 

Pa marrëveshje ka përfunduar sesioni maraton i bisedimeve që i zhvilluan grupet e punës me ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav për reformat në media dhe pastrimin e listës së zgjedhësve.

Ambasadori i SHBA-së, Bejli tha se nuk është i zhgënjyer sepse ndonjëherë që të arrihet marrëveshje nevojitet kohë më e gjatë.

“Kishim debat konstruktiv prej pesë orëve dhe mbaruam punë të mirë. S’mund të njoftoj nëse është arritur marrëveshje, por mund të them se do të vazhdojmë me bisedime. Nuk jam i zhgënjyer sepse ndonjëherë që të arrihet marrëveshje nevojitet kohë më e gjatë”- tha Bejli.

Përfaqësuesit e partive politike sot dhanë edhe deklarata dhe vlerësime për bisedimet që vazhdojnë nesër.

 


Bejli: Nëse nuk ka përgjegjësi për bisedat e përgjuara, vendi do të vazhdoj me krizë


Shkup, 8 Korrik, 2016 - 23:17 (META) 

Porositë tona janë të njëjtat me ato që i deklaruan miqtë tanë nga BE. Tani është me rëndësi të zbatohet Marrëveshja e Përzhinës dhe të hapet rrugë për zgjedhjet nga katër partitë politike, deklaroi ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli në intervistë për “Utrinski Vesnik” duke u përgjigjur në pyetjen :”Me çfarë mesazhe apo propozime do të vijë zv- sekretarja e shtetit të SHBA-së, Viktoria Nuland.

Sipas tij, nëse mund të ketë zgjedhje, ato s’duhet të shtyhen.

“Ata mund ta çojnë vendin përpara me Qeveri e cila është plotësisht legjitime dhe nuk ka skandale. Prioritetet urgjente reformuese janë këtu gjithashtu. Prezent janë çështjet e vjetra të sundimit të së drejtës dhe reformat në media. Dhe e treta është Prokuroria speciale sepse nëse nuk vendoset përgjegjësi për bisedat e përgjuara dhe përmbajtjen e tyre, vendi do të vazhdoj me krizë” tha Bejli.

Lidhur me punën e PSP-së, Bejl tha se nëse zyra e Speciales do të mund të zbatoj hetime në mënyrë profesionale dhe pa pengesa, është testi i vërtetë për sundimin e të drejtës në vend.

“Në bazë të anketave të BE-së dhe vlerësimeve tona, ekziston mosbesim në sistemin gjyqësor. Besoj se ka gjykata në Maqedoni që janë të afta të procedojnë raste në mënyrë të paanshme, në përputhje me rregullat dhe procedurat. Kjo është sfidë e vërtetë për integritetin e sistemit gjyqësor dhe të përgjigjurit në këtë sfidë do t’u ndihmoj që të shënoni progres” ka shtuar Bejli në intervistë.


Bejl: Të largohen pengesat për funksionim normal të PSP


Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli konsideron se është mië që partitë politike dhe të gjitha institucionet të punojnë në mënjanimin e pengesave pë punë normale të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Kuvendi të punojë normalisht dhe të vazhdojë zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës.

“I nxisim të gjitha partitë politike dhe institucionet të punojnë në mënjanimin e të gjitha pengesave për PSP­në. Kjo është shumë me rëndësi për vendosjen e përgjegjësisë për përgjimin dhe bisedat të cialt dolën prej tij. Siç tha dje BE, përgjegjësia e partive është që të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe ta lëvizin vendin drejt BE-së dhe NATO-s” tha Bejli.

 


BE dhe SHBA sot duhet të njoftojnë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje më 24 prill


Shkup, 20 Shkurt, 2016 - 10:55 (META) 

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, sipas paralajmërimeve sot pasdite pritet të publikojnë vlerësimin për atë nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar se në çfarë mënyre ambasadorët do të njoftojnë vendim, a do t’ia dërgojnë personalisht konkluzionet kryeministrit teknik Emil Dimitriev, pas çka do të pasonte konferencë shtypi apo se do t’ia dërgojnë ato në tjetër mënyrë.

Fillimisht u njoftua se kjo do të ndodh më 19 shkurt (dje), por burime të larta diplomatike për “Meta” dje mësuan se teksti final i deklaratës së përbashkët edhe më tej po përpilohet në Bruksel dje Uashington.

Sipas burimit të njëjtë, bisedimet e partive politike do të vazhdojnë në “nivel lokal”:

Partitë politike disa herë kanë tejkaluar afatet për pikat e parapara nga Marrëveshje e Përzhinos, ndërsa edhe më tej nuk arritën të merrem vesh për Ligjin e mediumeve. Takimi i djeshëm i grupeve të punës mbaroi pa sukses. Lehtësuesi belg Vanhojte fajin për këtë e hodhi te partitë politike, që duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të kërkojnë kompromis për çështjet kontestuese.

Tani për tani nuk ka informacion zyrtar nëse dhe kur grupet e punës do të vazhdojnë me punë. Ndërmjetësi belg dje njoftoi se topi për vazhdimin e tyre është në duart e partive politike, që duhet të vendosin për kompromis rreth pikës kontestuese.

 


Bejli dhe Garet përshëndetën emërimin e KSHZ-së dhe thirrën të denoncohen keqpërdorimet


Shkup, 15 Dhjetor, 2015 - 20:46 (META) 

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet përmes rrjetit social “Twitter” përshëndetën emërimin e ekspertëve të KSHZ.

“Hap i rëndësishëm për dakordimin e anëtarëve final të KSHZ-së, detyra e parë e tyre është emërimi i sekretarit të përgjithshëm profesionist. Ngel edhe shumë punë. I bëj thirrje pushtetit, OJQ-ve dhe qytetarëve që plotësisht të mbështesin KSHZ-në dhe të denoncojnë çfarëdo probleme apo keqpërdorime” shkroi Bejli.

Ambasadori britanik Garet vlerësoi se emërimi i anëtarëve të KSHZ-së është lajm i mirë dhe porositi se këto zgjedhje duhet të jenë më ndryshe nga ato deri më tani.

“Lajm i mirë. Qeveria dhe institucionet tjera duhet t’i japin mbështetje të plotë KSHZ-së. Të gjithë qytetarët dhe sektori civil të denoncojnë deri në KSHZ çfarëdo keqpërdorime. Këtë herë do të jetë më ndryshe” shkroi ambasadori Garet.